FIDANISHTJA

Pacolli: Ekipi negociator do ta mbështesë presidentin në dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli ka folur sot për temat aktuale në vend si dialogun Kosovë-Serbi, formimin e Ushtrisë së Kosovës njohjet, si dhe për Gjykatën Speciale.

Pacolli në një deklaratë për Arbresh.info ka treguar për vështirësitë që Kosova është duke kaluar në procesin e njohjeve.

Ai tha se MPJ, nuk ka reshtur së punuari në procesin e njohjeve, mirëpo siç tha ai “bota është bërë e vështirë”, transmeton Telegrafi.

“Bota është bërë e vështirë, kemi ndarje të theksuar gjeostrategjike në botë, dhe kjo nuk e lejon që njohjet të vijnë siç kanë ardhur përpara. Ju garantoj që s’jemi ndal asnjëherë. Kemi punuar dhe do të punojmë që Kosovë të ketë miqtë e vet. Jemi duke ecur me guxim përpara”.

Pacolli po ashtu foli edhe për formimin e Ushtrisë, ku tha se Ushtria e Kosovës është pjesë e aspiratave të shtetit të pavarur.

FIDANISHTJA

“Kemi marr vendim që të formojmë Ushtrinë. Edhe pse Ushtria kërkon kohë, disa vite. Ushtria është pjesë e aspiratave të shtetit të pavarur. E pamë dhe në BE që nuk është kundër kësaj…”

Ndërsa sa i përket Ekipit negociator, tha se ky Ekip do ta mbështesë presidentin, Hashim Thaçi në dialog.

“…Sa i përket sfidës së formimit të grupit të dialogut, është një grup i cili do të dialogoj. Ky grup do ta mbështesë presidentin në dialog. Grupi i krijuar në qeveria do të jetë shumë i kujdesshëm në punën e vet, dhe do t’i ri definoj temat që janë në dialog”, tha ndër të tjera ai.

Zëvendëskryeministri Pacolli, duke folur për Gjykatën Speciale theksoi se është e padrejtë që Kosova të kaloj nëpër këtë sfidë.

“Nuk është punë e imja që të përzihem në gjyqësinë, në këtë rast në gjyqësinë ndërkombëtare. Është e padrejtë që ne të kalojmë në këtë sfidë, mirëpo ka ndodhur dhe duhet të kalojmë. Kjo gjykatë edhe njëherë do të ri-dëshmoj se lufta jonë ka qenë një luftë mbrojtëse dhe jo agresive. Kemi luftuar që të mbrojmë vendin dhe popullatën”, u shpreh Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.