Fundamenti

Pacolli edhe për 4 vjet në krye të AKR-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Behgjet Pacolli është rizgjedhur Kryetar i AKR’së edhe për katër vitet e ardhshme. Kjo ka ndodhur sot në Kuvendin e Tretë Zgjedhor, ku Pacolli pas asnjë kundërkandidatë ka marrë mandatin e dytë si President i Partisë.

Pas rizgjedhjes, Pacolli ka deklaruar se do të jetë aty ku është interesi i AKR’së dhe i qytetarëve të Kosovës.“Ju premtoj se do të jem i hapur dhe i sinqertë”, ka thënë Pacolli para delegatëve të Kuvendit.

“Do jem aty ku është interesi i Aleancës Kosova e Re, aty ku është interesi i qytetarit”, ka shtuar ai.Sidoqoftë, Pacolli ka thënë se e ka dëshiruar garën e brendshme për Kryetar të AKR’së.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se synojnë perfeksionimin në politikë.

______________________________________________________________________________________________

Baci e mbron Mimozen

Për dallim prej Kryeministrit Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli i ka dal në mbrojtje Mimoza Kusari-Lilës, e cila kishte vendosur embargo ndaj mallrave të Maqedonisë.

Pacolli ka thënë se Kosova nuk është “banana Republikë” që çdokush të luajë me te.

Mobi Casa

“As Maqedonia dhe askush tjetër nuk mund te ndërmarr masa padrejtësisht ndaj Kosovës dhe mos ta marr përgjigjen e merituar. Ne jemi te vendosur për këtë” ka thënë Pacolli, gjatë kohës sa po mbahet Kuvendi zgjedhor i AKR’së.

Ndryshe, ditë më parë, Zëvendësja e Thaçit në Qeveri dhe njëkohësisht Zëvendësja e Pacollit në AKR, Mimoza Kusari Lila kishte marrë vendim për bllokimin e të gjitha mallrave maqedonase si pasojë e bllokadës së Shkupit ndaj disa produkteve të Kosovës.

Pesë ditë më vonë, Kryeministri Thaci e pati quajtur vendimin e Maqedonisë dhe të Mimoza Kusari-Liles, si vendime antieruopiane.

Për të zhbllokuar situatën ishte angazhuar edhe Zëvedëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili ka arritur marrëveshje me Maqedoninë për zhbllokimin e tregtisë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Edhe Kuçi e kishte cilësuar vendimin e Maqedonisë për embargo si të turpshëm.

Të turpshëm, Kuçi e kishte cilësuar edhe vendimin e Mimoza Kusari-Liles.

Sidoqoftë, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se vendimin për bllokimin e mallrave të Maqedonisë e kishte marrë në konsultim dhe koordinim të plot me Kryeministrin Thaçi./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.