Fundamenti

Pacolli: Edhe kjo ndodhë në Kosovë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar me faktin se të paktën 26 zyrtarë të Shtetit të Kosovës do të shkojnë në OKB në kuadër të Sesionit Vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas tij, udhëheqësit e shtetit se po shkojnë në New York vetëm për të shëtitur me paratë e qytetarëve e jo për të ndihmuar shtetin e Kosovës.

Ja reagimi i plotë i Pacollit nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook:

Edhe kjo ndodhë në Kosovë!

Sot lexova dhe e verifikova se në Nju Jork udhëtojnë hiq më pak se 25 veta, pa i llogaritur truprojat dhe bartësit e qantave. Pjesë e delegacionit ishte edhe Presidentja dhe Kryeministri. Mrekulli që edhe kryeparlamentari nuk paska udhëtuar.

Mobi Casa

Kosovarët tani do të rrinë para televizioneve që ti shohin liderët e vet në foltoren e OKB-së duke i adresuar fjalimet e tyre…

Shakatë anash, sinqerisht të ju them, kjo është e tepruar duke pasur parasysh se arsyeja kryesore për 99 përqind të këtij delegacioni ështe vetëm shetitja me paratë e qytetarëve, ndërsa efektiviteti për punët e shtetit do të jetë minimal.

Edhe unë, gjatë mandatit tim si deputet dhe më vonë si qeveritar kam udhëtuar në këtë vend. Por unë jam kujdesur që ato shpenzime ti bartë personalisht dhe jo në kurriz të buxhetit. Për më tepër puna ime ka qenë efektive dhe frytet e saj kanë ardhur qoftë nëpërmjet njohjeve të menjëhershme për Kosovën, qoftë me nisjen e kontakteve me shtetet që hezitonin ta bënin atë.

Do të mjaftonte që në SHBA, Kosova të përfaqësohej vetëm ministri i punëve të jashtme me një ndihmës, por sic duket ata mendojne se qdo gjë në Kosovë është në rregull dhe tash duhet ti mësyhet Nju Jorkut. (sic) /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.