Uji Dea

Pacolli: Edhe Gjilani të shpallet zonë e lirë ekonomike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kreu i AKR-së dhe zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se rruga e kombit, Merdare-Vërmicë, përkundër çmimit të lartë, është investimi që është dashur të bëhet dhe sot përbën krenarinë tonë, ndërkaq sa i përket autostradës në drejtim të Shkupit që planifikohet të ndërtohet, mendon që traseja duhet të ndryshojë, pra që të mos shkohet në kufi me Maqedoninë, por në Ferizaj me një rrethrrotullim modern duhet të drejtohet në drejtim të Gjilanit.

“Pjesa tjetër drejt Elez Hanit, duhet të zgjerohet dhe të jetë brenda standardeve. Kjo duhet të ndodhë për arsye ekonomike, strategjike dhe në interes të qytetarëve të asaj pjese, ngase Anamorava duhet të lidhet me autostradë moderne”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Uji Dea

Ai ka shtuar tutje se fuqishëm do të lansoj edhe idenë që edhe Gjilani të shpallet zonë e lirë ekonomike, dhe autostrada do të shërbente drejt zhvillimit të hovshëm ekonomik.