GRANDEMALL

Pacolli: Duhet përmirësuar mirëqenia ekonomike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Për zgjidhjen e problemit politik të veriut, qenësore është përmirësimi i mirëqenies ekonomike të qytetarëve. Kështu tha zëvendës-kryeministri Behxhet Pacolli në një ligjëratë para studentëve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, duke arsyetuar idenë e tij për krijimin e zonës së lirë ekonomike të Mitrovicës.

Krijimi i zonave ekonomike ka arsyeshmëri ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së banorëve tha zëvendës-kryeministri Behxhet Pacolli para studentëve të UBT-së. Kjo ide e iniciuar që nga viti 2007 dhe e paraqitur në programin politik të AKR-së, është e realizueshme dhe koha e duhur është tani, tha ai. Duke folur për Mitrovicën, Pacolli tha se dialogu është i domosdoshëm për zgjidhjen e problemit të veriut, por qenësore sipas tij është përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.

“Ajo që do të jetë kruciale për rregullimin e problemit politik të veriut është vetëm mirëqenia ekonomike. Nëse unë ndërtoj një fabrikë dhe hapi rreth 1 mijë vende pune, ju do të shihni se ato barrikada që janë do të eliminohen vetvetiu dhe njerëzit do të qohen në mëngjes dhe do të vijnë të punojnë dhe anasjelltas”, tha Pacolli, transmeton rtk.

Pacolli shfaqi besim se ideja e tij është në dobi të bashkimit të Mitrovicës, dhe theksoi se nëse qytetarët e mbështesin, këtë ide do ta realizojë me bashkëpunëtorët e tij.

Fundamenti

“Dhe do të shihni se nuk ka nevojë asnjë plumb me e harxhu, nuk ka nevojë asnjë viktimë me e humbë, nuk ka nevojë me u nervozu dhe vetvetiu ky problem do të jetë i zgjidhur”, theksoi ai.

Ndërkohë në Gjakovë sipas tij ekziston infrastruktura, respektivisht fabrikat që janë të bllokuara, dhe që mund të përdoren.

Përparësi tjetër është se në këto zona ekonomike mund të vijnë investitorë të shumtë, të cilët do të aktivizojnë fuqinë punëtore që sipas tij është proaktive dhe njëkohësisht do të bëhet ndërkombëtarizimi i Kosovës pasi shumë produkte do të prodhohen në Kosovë dhe do të eksportohen jashtë vendit.

Në këtë ligjëratë Pacolli foli edhe për krijimin e tregut të përbashkët me Shqipërinë por edhe cështje tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.