Fundamenti

Pacolli: Dua ta ndihmoj vendin tim, Kosovën do ta bëj madhështore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit “Iliria”. Pacolli në këtë ligjëratë ka folur për veprimtarinë e tij dhe përvojat personale, duke treguar kështu detaje nga rrugëtimi i tij drejt suksesit. Presidenti i AKR-së tregoi për sfidat që ka kaluar si dhe idolët që ka pasur përgjatë rrugës duke i motivuar kështu studentët për të ecur përpara.

Bisedën e tij Pacolli e filloi duke treguar për një eksperiencë personale, ai tha se edhe në kohën kur ju kishte rrezikuar jeta, nuk e kishte humbur shpresën asnjëherë dhe kishte vazhduar punën me përkushtim drejt suksesit.

“Unë dua t i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme, dua ta ndihmoj atë”, theksoi Pacolli në ligjëratën e tij motivuese në Kolegjin Iliria, të cilën studentët e ndoqën me vëmendje.

Uji Dea

Presidenti Pacolli foli për suksesin e tij, tek mësimet e të parëve, të kreativiteti, tek puna në ekip, tek modestia, besimi në vete dhe respektimi i partnerëve.

“Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda, ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse rinia është e sinqertë. Unë dua t i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore.

Pas këshillave të shumta të Presidentit Pacolli për studentët, ata patën edhe rastin t’i parashtrojnë pyetje Presidentit të AKR-së, të cilave ai ju përgjigj me shumë konsideratë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.