UBT

Pacolli: Do t`i mbështesim prodhuesit vendor. Ata krijojnë vende të reja pune

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të vizitave të rregullta tek prodhuesit vendor, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të partisë, ka zhvilluar sot disa takime në Fabrikat e Komunës së Gjilanit.

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Pacolli fillimisht e vizitoi Fermën e Pulave “Konsoni” e cila gjendet në fshatin Livoq.
Presidenti Pacolli u njoftua nga afër me punën e kësaj Ferme duke e përgëzuar kështu menaxhmentin udhëheqës të saj, për t`u interesuar kështu për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendor.
“Ne duhet t`ju japim përparësi prodhuesve tanë dhe ti inkurajojmë ata që të rrisin prodhimin duke ofruar mbështetje institucionale, gjë që do t`jua lehtësonte punën prodhuesve tanë.

“Prodhimi është esencial, ajo është baza e suksesit, ndërsa unë ju garantoj se me qeverisjen e AKR-së, prodhuesit vendor do të kenë përkrahje shumë më të madhe institucionale, gjë që rrjedhimisht do ta ngrit nivelin e prodhimtarisë në Kosovë.

Presidenti i AKR së më pas ka vizituar edhe Fabrikën ushqimore “ASK FOODS”, kompani kjo e cila pothuaj të gjithë prodhimin e delegon në eksport, nëpër shtete të ndryshme të botës.

Duke folur për potencialet zhvillimore te prodhuesve vendor, Pacolli i ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai ka thënë se rritja e prodhimtarisë dhe e cilësisë së shërbimeve, është ndër prioritetet e AKR-së. “Plan-programi ynë është plotësisht i implementueshëm në ekonominë kosovare ndërsa ne ju garantojmë se me qeverisjen tonë, bizneset dhe prodhuesit vendor do të jenë padyshim të privilegjuar, sepse duke ndihmuar prodhim vendor, ne në mënyrë direkte e ndihmojmë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

HW

Pacolli më tej ka treguar se mungesa e përkrahjes institucionale për zhvillimin e bizneseve, e ka bërë Kosovën të varur nga importi. Ai ka thënë më tej se vendi ynë ka potencial për zhvillim dhe rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë, duke theksuar se për t`u realizuar kjo, institucionet përkatëse duhet të sjellin iniciativa ligjore të cilat do të ndihmonin prodhuesit vendor.

Presidenti i AKR-së më pas ka vizituar edhe kompaninë ndërtimore “Cani”, me të cilët ka diskutuar për potencialet e kësaj kompanie si dhe hapësirat për zgjerim.

Pacolli u shpreh i impresionuar nga suksesi i këtyre kompanive vendore, duke theksuar se ndihma dhe përkrahja ndaj tyre me qeverisje të AKR-së do të rritet pa dyshim.

Numri një i AKR-së ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t`i përkrahin prodhuesit vendor sepse kjo sipas Pacollit është mënyra më efektive e zhvillimit të ekonomisë në vendin tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.