ARKATANA

Pacolli: Dialogu të përfundoj me njohje reciproke

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Express.

Pacolli ka thënë se me Lajçak kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Eco Higjiena

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Lajçak gjatë këtyre ditëve ka biseduar edhe me liderët tjerë politikë në Kosovë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.