Hidromorava

Pacolli – deputetëve: Mos u zbrapsni për Trepçën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reagur për shtyerjen e ligjit për Trepçën. Ai e ka quajtur dështim të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës.Pacolli ka ftuar të gjithë deputët e Kuvendit të Kosovës që të mos heqin dorë nga kalimi i prjektligjit, pavarësisht presioneve që mund t’i kenë.

Lexojeni të plotë reagimin

Qeveria e Kosovës bashkë me Kuvendin e Kosovës, për të dytin mandat radhazi, po synojnë të dështojnë në trasformimin më përmbajtësor të pronës shoqërore në atë publike, ligjin e Trepçës.

Nëse transformimi i Trepçës e cila simbolizon fuqinë industriale dhe ekonomine të Kosovës, dështon me miratimin e Qeverisë së Kosovës, atëherë kjo Qeveri nuk ka aftësi të mbrojë as më të voglin interes të qytetarëve të saj.

Për këtë dështim do të mbahen përgjegjës të gjithë në Kosovë.

FIDANISHTJA

Opozita e mandatit të kaluar (tash ne Kryeministri dhe partner në Qeveri) bashkë me partnerët tjerë opozitarë të asaj kohe dhe disa deputetë të pozitës, refuzuan kategorikisht asokohe, këtë plan me pretendimet se dikush mund të ketë interes personal nga ky transformim.

Jemi sot para rezultatit ku pozitës i mungon guximi, morali, vullneti dhe vizioni ekonomik për të zhvilluar shpejt Kosovën.
Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se zbrapsja nga pozita e sigurt për të shënuar sukses. Kjo tregon se Qeverisë së Kosovës i mungon morali për të kontribuar për qytetarin e saj dhe definitivisht dituria se si duhet të fillohet me zhvillimin.

Në përfundim, argumenti i partnerit tonë në Qeveri ishte se si AKR don të bëjë ndryshimin me 7% të forcës politike. Athua dështimi garantohet me shumicën prej 70% në Kuvend?

Ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përkundrejt presioneve që mund t’i kenë, mos të heqin dorë nga kalimi i projektligjit.

Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur dhe Kushtetuta e Kosovës ju obligon Ju deputet pa marrë parasysh vullnetin e ekzekutivit të kaloni këtë projektligj dhe të mbroni pasurinë e Kosovës për një perspektivë të ndritur për të gjithë banorët e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.