UBT

Pacolli: Dënoni me karton të kuq ata që ju gënjyen e mashtruan për 14 vite

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Behgjet Pacolli në tubimin përmbyllës të degës së AKR-së në Gjilan tha se gjilanasit më 3 nëntor duhet tu japin kartona të kuq atyre pushtetarëve që për 14 vite i kanë gënjyer e mashtruar. Mos lejoni që sërish të mashtroheni, por zgjohuni e tregojuni rrugën atyre që kanë lënë anash interesat e juaja tha Pacolli.

AKR në Gjilan e ka përmbyllur fushatën duke bërë thirrje edhe nga votuesit e saj që të votohet ky subjekt politik dhe që me Faton Bislimin të nisë një ndryshim i madh për Gjilanin raporton rajonipress.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe lideri i AKR-së Behgjet Pacolli i cili shprehu besimin se më 3 nëntor fitorja e Faton Bislimit do të kurorëzohet sepse AKR ka promovuat njeriun e duhur e të shkolluar në SHBA për tu përballur me sfidat dhe për të zgjidhë problemet e juaja.

Pacolli tha se Faton Bislimi ka edhe dije edhe guxim dhe vendosmëri për të bërë ndryshimin e madh për Gjilanin.”Fatoni do t`i sfidojë të gjithë kandidatët e tjerë sepse për ne Gjilani është faktor i rëndësishëm i trekëndëshit ekonomik që lidhë Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e Kumanovën. Gjilani do të jetë qendër e tregut, por këtij vendi dhe Anamoravës i duhet një qasje ndryshe të cilën mund ta bëjë vetëm Fatoni” shtoj Pacolli.

KKGJILAN

Pacolli tha se AKR-ja nuk është parti e luftës as klasike, por është parti që lufton për vlera dhe për të ardhmen e mirëqenien e qytetarëve të saj. “AKR ka plane edhe për të bërë punësimin e njerëzve edhe për të edukuar të rinjtë dhe këtë do ta arrijmë pasi të marrim qeverisjen. Gjilani meriton t`i lahet borxhi sepse për një kohë të gjatë është lënë anash. Këto ditë keni pasur vizita të shpeshta të lloj lloj lideri. Por ju qytetarë të nderuar mos hezitoni, por më 3 nëntor jepni kartona të kuq atyre që ju mashtruan e ju gënjyen për këto 14 vite. Mos lejoni që të jeni të mashtruar edhe njëherë, por veproni dhe tregojini rrugën atyre që punuan vetëm për interesa personale e klanore” tha Pacolli.

Kurse Faton Bislimi kandidat për kryetar të Gjilanit tha se për 14 vite të gjitha qeveritë lokale në Gjilan kanë punuar vetëm për interesat e tyre personale. “Gjilani ka mbetur anash pikërisht nga mos kujdesi i këtyre politikanëve sepse rrugët e Anamoravës janë të vjetruara e të arnuara. Gjilani ka mbetur zorrë qore sepse politikanët tanë u kanë shërbyer Llapit, Dukagjinit e Drenicës. Tani është koha e momenti që gjilanasit të mendojnë për vetën e tyre” tha Bislimi.

Bislimi tha se duhet t`i kthemi vetvetes sepse Gjilani meriton një jetë më të mirë e më të qetë. “Jo vetëm unë po as ju qytetarë të Gjilanit nuk duhet të lejojmë që tutje të jemi shërbëtor të këtyre politikanëve që për 14 vite nuk bënë asgjë për qytetin tuaj” tha Bislimi./rajonipress/