FIDANISHTJA

Pacolli: Buxheti nuk rritet me kredi por me produktivitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Duhet të krijojmë kushte të punës prej njerëzve që e dinë se çka është puna. Njerëzit që kanë qeverisur tash e 17 vjet, kanë dëshmuar të kundërtën”, është shprehur ndër të tjera i pari i AKR-së.

Dega e AKR-së në Therandë sot në prani të një numri të madh të përkrahësve të partisë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në këtë Komunë.

Përveç mysafirëve të shumtë dhe delegatëve të pranishëm, punimet e këtij Kuvendi kishte ardhur t’i ndjek nga afër edhe Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli iu drejtua qytetarëve të Therandës me një fjalë rasti, duke i falënderuar ata fillimisht për përkrahjen ndaj vizionit dhe plan programit të AKR-së.

Uji Dea

Ai më tej ka folur për situatën socio-ekonomike në vend. Ai ka thënë se është momenti që qytetarët të vendosin për ndryshim.

“Duhet të krijojmë kushte të punës prej njerëzve që e dinë se çka është puna. Njerëzit që kanë qeverisur tash e 17 vjet, kanë dëshmuar të kundërtën”, është shprehur ndër të tjera i pari i AKR-së.

“Buxheti do të duhet të ishte rezultat i produktivitetit, prandaj unë dyshoj që do të ketë rritje, pasi që askush deri sot nuk na tregoi se si konkretisht planifikojnë ta bëjnë këtë” ka thënë më tutje Presidenti i AKR-së. Pacolli pas fjalimit i ka uruar punë të mbarë Kuvendit, duke i falënderuar delegatët për punën e tyre të palodhshme.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 142 delegatëve, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Therandë është zgjedhur Mustafë Kadriaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.