Mobi Casa

Pacolli beson se e ka “në dorë” Keninë, por thotë se s’do ta nisë lobimin menjëherë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

William Ruto është shpallur fitues i zgjedhjeve në Keni, duke nxitur mënjeherë kaos në këtë shtet afrikan, për shkak të pakënaqësive me rezultatet. Lidhja e tij me Pacollin, në Kosovë, ka ngjallë shpresa se ky shtet afrikan që s’e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, mund ta bëjë këtë. Gazeta Express e ka pyetur kryetarin e AKR-së nëse ai do ta shfrytëzojë miqësinë me presidentin e ri për të lobuar që Kenia ta njohë Kosovën.

Kreu i AKR’së që është njëri nga biznesmenët më të mëdhenj në vend i tha Gazetës Express se beson që s’do të ketë problem për njohjen e Kosovës nga shteti afrikan pasi miku i tij është shpallur fitues i zgjedhjeve në Keni. Por, Pacolli pak me ironi thekson se gjithçka varet se çka janë dakorduar Kurti dhe Vuçiq, për implementimin e moratoriumit, që shtynte kërkesat e Kosovës për njohje dhe lobimin kundër njohjeve nga Serbia, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Varet nga ajo se çka janë marrë vesh zotni Kurti me Vuçiqin, rreth implementimit apo kohëzgjatjes së marrëveshjes së famshme në Shtëpinë e Bardhë, përndryshe unë besoj se tani nuk mund të ketë problem për njohjen e Kosovës nga ky shtet. Do të loboj kur e di se ky lobim nuk e dëmton në asnjë mënyrë Kosovën”, u shpreh Pacolli.

Deputeti i AKR-së dje e ka telefonuar dhe e ka uruar Ruton për zgjedhjen president të Kenias.

Uji Dea

“Sot autoriteti zgjedhor i Kenias ka shpallur mikun tim të mirë Ëilliam Ruto si Presidentin e 5-të të Republikës së Kenisë. Sot e thirra mikun tim Presidentin Ruto për ta uruar dhe për t’i shprehur urimet e mia më të mira dhe për të punuar së bashku për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kenies”, ka shkruar Pacolli.

Presidenti i zgjedhur i kenias e kishte vizituar Kosovën me ftesë të Pacollit dhe i njëjti kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kenia është shtet me popullatë mbi 47 milionë banorë dhe shtrihet në lindje të kontinentit afrikan. Sipërfaqja e këtij shteti afrikan është mbi 580 mijë metra katrorë dhe është shteti i 48-të në botë për nga madhësia territoriale.

Kenia ka shpallur pavarësinë në vitin 1963 nga Britania e Madhe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.