RCCOLA

Pacolli: Besoj që Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur sot besimin se Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it.

Pacolli një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tha se Kosova ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe shpreson se nuk do të ketë surpriza negative.

Ai tha se ka një vit që pothuajse tërë punën ia kenë dedikuar kësaj çështjeje.

“Besoj që Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it”, tha Pacolli, duke shtuar se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë anëtare e INTERPOL-it.

Ai tha se deri sot gjithçka ka shkuar sipas planit, ndërsa tha se votimi në Asamble të INTERPOL-it është i fshehtë.

Fundamenti

“Konsideroj se Kosova do të ketë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e INTERPOL-it… Ne shpresojmë fuqishëm se Kosova do ta kalojë këtë garë. Për ne, Kosova si anëtare e INTERPOL-it t do të jetë pjesë e sistemit të sigurisë në rrafshin ndërkombëtarë dhe në këtë kontekst do të kemi shumë më të lehtë ta luftojmë krimin, terrorizmin dhe çdo dukuri negative”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk komentoi fushatën e egër të Serbisë kundër Kosovës.

“Unë dua të hyjë në punët e të tjera, ata kanë planet dhe strategjinë e vet. Por ne jemi duke bërë punë konstruktive dhe ata janë duke e shkatërruar. Jo vetëm njerëzit, por edhe Perëndia ndihmon kur puna është konstruktive. Besoj që drejtësia është ajo që fiton dhe Kosova me të drejtë do ta fitojë këtë garë dhe Kosova do të jetë anëtare e INETERPOL-it…”, tha Pacolli.

Ai tha se as nuk dëshiron të mendoj se Kosova nuk do ta kalojë këtë garë.

Ndryshe, çështja e Kosovës në rend dite në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it do të jetë në 11:00, sipas orës lokale. /Telegrafi/