Mobi Casa

Pacolli: Beogradit t’i bëhet trysni për policat e sigurimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rrahim Pacolli, si anëtar i ekipit teknik për çështje të policave të sigurimit të Kosovës, ka bërë të ditur se marrëveshja për lirinë e qarkullimit të qytetarëve e cila është arritur gjatë bisedimeve në Bruksel, nuk e ndan shtetin në veri dhe jug por si e tillë vlen për tërë vendin njësoj.

“Dua të theksoj se ishin takime mjaft të gjata dhe me tensione dhe kishte kundërshtime të mëdha nga pala serbe e cila fuqishëm kundërshtonte hyrjen e veturave me targa të Kosovës në territorin e Serbisë, megjithatë pas shumë takimeve, ne arritëm një marrëveshje e cila garantonte lirinë e qarkullimit të qytetarëve ku ishte dakorduar që veturat e të dyja shteteve të mund të qarkullonin pa problem në territoret e dyja shteteve, duke paguar fillimisht policat e sigurimit kufitar në hyrje të çdo shteti”, ka shpjeguar ai për Tribunën.

Mobi Casa

Orkestrimet dhe manipulimet që tash po i bën Beogradi me qytetarët e veriut, sipas tij, nuk i shkojnë në dobi asnjërës palë, andaj siç ka thënë ai, duhet bërë më shumë trysni Beogradit që t’i respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Pacolli ka thënë se implikimet financiare nuk janë shumë të rëndësishme sa është i rëndësishëm parimi i barazisë në kuptimin që askush nuk duhet të privilegjohet apo diskriminohet për shkak të nacionalitetit, racës, fesë, etnisë etj….(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.