Fundamenti

Pacolli: Bashkë me qytetarët, do ta shpëtojmë Kosovën nga zhvatësit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur fushatën sot edhe në Dragash, ku partnerët e koalicionit prezantuan programin qeverisës, kandidatin për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ne ketë tubim lideri i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ju bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë koalicionin e shpresës dhe kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit Avdullah Hoti.

Fundamenti

Presidenti Pacolli tha se koalicioni i shpresës ofron kuadro që do të punojnë me dinjitet dhe profesionalizëm. Pacolli ka shtuar se koalicioni i shpresës nuk do ta zhvat dhe keqpërdorë asnjëherë pasurinë e qytetarëve të Kosovës. “Ne do te shkojmë, krah për krah, së bashku me partnerët tanë dhe qytetarët e Kosovës dhe t’i plotësojmë kërkesat e tyre për një jetë të sigurt e me perspektivë. Pas fjalës së tij para qytetarëve Presidenti Pacolli iu bëri thirrje atyre qe ta votojnë kandidaten e listës e cila vjen nga ky rajon, znj Albena Reshitaj.

Ndërsa kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër Avdullah Hoti, ju bëri thirrje qytetarëve që t’i përkrahin njerëzit e punës e të nderit, të cilët janë bërë bashkë për ta formuar qeverinë më të mirë që do të ketë Kosova./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.