RCCOLA

Pacolli: Askush s’po merret me lobim

/ 2 minuta lexim

Çdo kund ndihet problemi i vakuumit diplomatik përkatësisht i mungesës së angazhimit të diplomacisë kosovare.

Ish numri dy i Qeverisë, Behgjet Pacolli, ka thënë se është keq që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie, askush nuk merret me lobimin për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, gjegjësisht akreditimin e Kosovës nëpër botë.

“Një fjalë popullore thotë që gjërat larg syve harrohen. E pamë edhe në UNESCO se Kosovës i nevojiten ende shumë miq. Një rrezik tjetër ekziston që edhe ato njohje që kanë ardhur është dashur që në mënyrë të vazhdueshme të këtë angazhim në zhvillimin e raporteve diplomatike. Në të kundërtën edhe ato shtete mund t’ia kthejnë shpinën Kosovës”, ka shkruar Pacolli. “Për këtë, qe disa dië jam duke qëndruar në Afrikën Juglindore dhe kam pasur takime të nivelit më të lartë në disa shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë më tej ai.

Fundamenti

Pacolli thotë se çdo kund ndihet problemi i vakuumit diplomatik përkatësisht i mungesës së angazhimit të diplomacisë kosovare.

“Për këtë iu propozoj dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa të shpejtë në hapjen e dy ambasadave të përbashkëta, një në Gana dhe një në Tanzani ose shtetet përreth. Një gjë e tillë është shumë e nevojshme”, ka thënë ai.