United Hospital

Pacolli: Askush nuk mund ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se askush nuk mund ta vë në dyshim apo ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës do te jetë e barabartë me vendet tjera në këtë ngjarje.

“Ajo tashmë është zyrtare edhe në Agjendën e Këshillit Evropian. Ky takim duhet të shikohet si mundësi për t’i dhënë energji të reja marrëdhënieve në mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: nga forcimi i lidhjeve në infrastrukturë, atë digjitale, ndër-njerëzore e deri tek bashkëpunimi më i afërt në luftimin e sfidave të përbashkëta siç janë: siguria, migrimi, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

FIDANISHTJA

“Historia ka dëshmuar se nga bashkëpunimi dhe integrimi në Evropë është ruajtur paqja, është rritur siguria, janë zhvilluar ekonomitë dhe ngritur mirëqenia e qytetarëve. Ky model mbetet i pazëvendësueshëm”.

Ky samit pritet që të nisë me 17 maj në kryeqytetin e Bullgarisë. v/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.