Pacolli: ‘Armiqtë e përbetuar’ po e promovojnë idenë time

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shkruar se ai para disa dhjet vitesh kritikohet për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Republikës.
Pacolli thotë se ideja e tij ishte që presidenti të zgjedhjet me votën e popullit. “Kurse tash, edhe ”armiqtë e përbetuar” të idesë time, e promovojnë të njëjtën ide. Është mirë që ndodh kjo. Më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vetëdijësimi i vonuar!
Dalëngadal po iu bijnë në mend fjalet e mija. Ishte viti 2006 kur më kritikonin ashpër se gjoja po ju sjell sistemet diktatoriale të lindjes së mesme në Kosovë, kur propozoja që presidenti duhet të zgjidhet nga populli.
Kurse tash, edhe ”armiqtë e përbetuar” të idesë time, e promovojnë të njëjtën ide. Është mirë që ndodh kjo. Më mirë vonë se kurrë!
Te çështja e Presidentit, miq të dashur, do të bindeni vet se nuk ka rrugë tjetër pos zgjedhjës direkte nga populli. Edhe reformimi i ekonomisë së Kosovës (nëse dikush di ta bëjë atë) do të ndodhë ekskluzivisht sipas vizionit tim të shpalosur në vitet 2006-2007.
Sa shumë kohë po humbim për shkak të vështirësive në vetëdijësim!/zeri/