FIDANISHTJA

Pacolli: Anamorava është e AKR-së, Luta shpejt do të kërkoj falje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në tubimin e madh përmbyllës që mbajti në Gjilan ka thumbuar Lutfi Hazirin dhe Shpend Ahmetin. Për Lutën tha se shpejt do të kërkojë falje sepse ka bërë gabim të madh që ka bllokuar mbajtjen e tubimit të AKR-së kurse për Shpendin tha se ai në vend se të na urojë për fabrikën e bëri të kundërtën, na pengojë dhe tregojë arrogancën. Ata që nuk kanë ndërtuar në jetën e vet një kotec të pulave po pretendojnë të udhëheqin me Kosovën dhe ekonominë e saj. Vërtet komike kjo u shpreh Pacolli.

Behgjet Pacolli është pritur para një numri të madh të aktivistëve dhe adhuruesve në Gjilan.

Salla ishte e mbushur përplot derisa ai ka dhënë mesazhe për programin e AKR-së dhe projektin e tij që lidhet me autostradën dhe parkun e madh industrial. “Autostrada për Konqul është arterie për Anamoravën dhe Kosovën Lindore. AKR e ka filluar këtë nisëm e këtë projekt dhe ne nuk heqim dorë sepse edhe AKR-ja është e Anamoravës, por edhe Anamorava është e AKR-së. Unë e dua këtë vend më shumë se çdo gjë tjetër” u shpreh Pacolli raporton rajonipress.

Pacolli ka thumbuar Lutfi Haziri për të cilin tha se shumë shpejt do t`i kërkojë falje.”Lutfi Haziri mund të jetë mbret i Gjilanit, por unë vetëm një gjë e di se ai shumë shpejt mua personalisht do të më kërkoj falje. Ai përkohësisht ka treguar muskujt e tij duke e abuzuar me atë”.

Ndërkaq duke folur për investimet në Kosovë Pacolli tha se AKR-ja është përpjekur të bëjë të pamundur që në Kosovë të vijnë donacione e investitor. “Ju e patë se ne kishim një projekt disa milionësh, por nuk gjetëm tokë në Mitrovicë dhe projektin e zhvendosëm në Prishtinë. I fala 6 hektar donacion për fabrikën e këpurdhave dhe e patë reagimin e arrogancën e djaloshit Shpend Ahmeti. Ai në vend se të na përkrah dhe na ndihmojë e bëri të kundërtën. Shpendi le të merret me ujin se më mirë i bije” tha Pacolli.

Fundamenti

Pacolli ka folur edhe për parkun industrial në Gjilan dhe për zonat e lira ekonomike.”Ne kemi pasur një program shumë ambicioz dhe të detajuar për të zhvilluar komunat dhe Anamoravën. Parku industrial do të bëhet realitet nëse na besohet udhëheqja dhe përgjegjësia. AKR ka pasur ministri e kuadro në Qeveri, që asnjëherë nuk janë frikësuar as prej prokurorëve apo hetuesve. Sepse ata kanë punuar ndershmërisht dhe profesionalisht” tha Pacolli.

Pacolli pastaj u shpreh se Kosova dhe Anamorava ka një rini të shëndoshë dhe stabile.”Ju sigurojë se me AKR në qeverisje rinia në vitin 2015 do të ec pa viza nëpër Evropë” ka përfunduar Pacolli duke kërkuar nga gjilanasit që ta votojnë AKR, partinë e dijes e të guximit.

Agim Rexhepi koordinator i AKR-së në Gjilan tha se AKR-ja që sonte e shpallë fitoren dhe i hap rrugë Behgjet Pacollit që të qojë përpara Kosovën dhe zhvillimet e saja.

Kandidatët për deputet nga Gjilani kanë shpalosur programet e tyre duke kërkuar votën e gjilanasve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.