UBT

Pacolli: Albin Kurti shkoi i papërgatitur në takimin e Ohrit

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar sonte se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti shkoi i papërgatitur në takimin e Ohrit përballë presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, nga marrëveshja e arritur në Ohër, Serbia fiton më shumë se Kosova, por tani është shumë vonë dhe klasa politike duhet të mendoj rrugën si të përmbushë detyrat që ka marrë përsipër.

Kurti nuk ka pasur një staf të përgatitur. Vërtet nga një njëri nuk pritet mrekulli, por kishte mundësi të krijonte një staf të fortë, qoftë edhe nga shoqëria civile dhe situata do të ishte ndryshe. Dialogu është kryer me dy njerëz, Kurti dhe Bislimi që nuk kanë treguar para qytetarëve çfarë po bëhet”, tha Pacolli.

Mobi Casa

Sipas tij, çdo gjë që nënshkruhet ajo duhet të implementohet.Është në politikë apo në biznes nuk ka lidhje dhe nëse ajo nuk bëhet humb kredibiliteti i njeriut, në këtë rast i shtetit tonë. Hezitimi në mos implementimin e asaj që është nënshkruar në vitin 2013 e ka bërë Kosovën jo kredibile dhe tani dikush tjetër duhet të marrë masa kundër nesh”, vijoi Pacolli, në Euronews Albania.

“Praktikisht, me këtë që u bë në Ohër, u hap një kapitull i ri, kemi shkuar për një pajtim, në të vërtetë nuk ka ndodhur pajtimi, por është hapur edhe një mos pajtim për të krijuar kriza në të ardhmen. Aneksi i cili është shumë i diskutueshëm tani nuk ka asnjë pritshmëri për Kosovën, asgjë të mirë për Kosovën, kurse për Serbinë, po. Serbia e garanton atë që kasynuar, themelimin e asociacionit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.