UBT

Pacolli: AKR nuk do të pasurohet në kurriz të qytetarëve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – AKR-ja do të punojë për interesa të qytetarëve dhe nuk do të pasurohet në kurriz të qytetarit. Qëllimi ynë është që të krijojmë vende të punës që çdo familje të ketë të ardhura dhe të jetojë me kushte normale ka thënë Pacolli.

Ka vazhduar fushata zgjedhore e Aleancës Kosova e Re, në fshatin Pozheran të Vitisë.

Mobi Casa

Me këtë rast i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se fshatit Pozheran i duhen ndryshime dhe se ato do të ndodhin më 3 nëntor ku në krye të Vitisë do të vijë kandidati i AKR-së zoti Blerim Halabaku. “AKR-ja do të punojë për interesa të qytetarëve dhe nuk do të pasurohet në kurriz të qytetarit. Qëllimi ynë është që të krijojmë vende të punës që çdo familje të ketë të ardhura dhe të jetojë me kushte normale”, ka thënë Pacolli, duke deklaruar se prioritet do të jenë pensionistët të cilët janë lënë pas dore.”Ne do të krijojmë fonde që do të shërbejnë për të zhvilluar ekonominë. Gjithashtu do të bashkëpunojmë me pensionistët pasi që ata janë harruar nga partitë tjera, ndërsa për ne janë primar sepse kanë dhënë shumë për këtë vend”, ka thënë Pacolli.

Pacolli gjithashtu ka thënë se synim i partisë së tij është suksesi dhe investimet. Ndërsa kandidati për kryetar të Vitisë zoti Blerim Halabaku, ju ka thënë simpatizantëve të tij se tash është koha për të ndryshuar Vitinë dhe fshatrat përreth. “Shkollat e fshatit Pozhoran janë në gjendje të mjerueshme, infrastruktura gjithashtu nuk është në standarde të arritura mirëpo pas 3 nëntorit, ne do të ndryshojmë këtë gjendje”, ju ka thënë banorëve Halabaku./rajonipress/