Mobi Casa

Pacolli: AKR-ja në Gjilan po faktorizohet

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli shprehi kënaqësinë me gjendjen dhe atmosferën që është krijuar në degën e AKR në Gjilan. “Po shoh një zhvillim të kënaqshëm, dega po krijon perspektivën e vet, po frymon ndryshe, gjegjësisht po faktorizohet në Gjilan”, tha Pacolli.

Behxhet Pacolli President i AKR-së së bashku e ministrin Fadil Ismajli, pas një takimi shumë të rëndësishëm që patën me studentët dhe mësimdhënës të Universitetit publik “Kadri Zeka “ në Gjilan u takua edhe me kryesinë dhe aktivistët e Degës së AKR në Gjilan.

Presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij nga kryesuesi i degës së AKR-së Agim Rexhepi, u njoftuan me të arriturat e aderimeve të reja, aktivitetet e degës rreth organizimit të punës me forumet e ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve nëpër nëndegë.

Në fjalën e tij ministri Fadil Ismajli njoftoj kryesinë e degës për gjendjen e krijuar lidhur me shpërbërjen e Parlamentit dhe shpalljen e datës për zgjedhjet e reja Pas kësaj situate të krijuar ministri kërkoj nga kryesia dhe trupi koordinues angazhim konkret që në këto zgjedhje të hymë sa më të organizuar të përgatitur sepse AKR ka programin më të mirë për zhvillimin ekonomik .

ARKATANA

Presidenti Pacolli shprehi kënaqësinë me gjendjen dhe atmosferën që është krijuar në degën e AKR në Gjilan. “Po shoh një zhvillim të kënaqshëm, dega po krijon perspektivën e vet, po frymon ndryshe, gjegjësisht po faktorizohet në Gjilan”, tha z. Pacolli.

Pacolli para aktivistëve të degës së Gjilani, foli për mundësitë që i ka AKR si parti të dal para qytetarëve krahasuar me partitë tjera. AKR-ja është ballëhapur për punën e vet sepse ka një bagazh të sukseseve që i ka arritë në qeverisjen e deritashme.

“Ideologjia e jonë është mirëqenia e qytetarit, por edhe synim i vazhdueshëm i yni dhe të gjitha përpjekjet do të bëhen në këtë drejtim. Kjo arrihet me punë, dhe Kosovës sot i nevojiten heronj të punës. Ne duhet të tregojmë se jemi të aftë të krijojmë perspektivë për vetveten dhe se nuk do të presim nga askush. Duke krijuar perspektiv për vetveten krijojmë perspektivë për rrethin dhe shoqërinë në tërësi. Nevojitet një politikë e mirëfilltë e cila duhet ta mësoj gjuhën ekonomike dhe të menduarit në mënyrë ekonomike” tha në mes tjerash Pacolli.

Me reformat që i ka bërë AKR dhe me ato të cilat do t`i bëjmë në mandatin e ardhshëm janë bazë e zhvillimit ekonomik të vendit. Platforma jonë agroekonomike do të krijoj mundësi të zhvillimit ekonomik dhe do të arrijmë sadokudo ta nivelizojmë eksportin me importin. Këtë do ta bëjmë ne me investim shpirtëror, të cilin e kemi ne. Më inkurajon atmosfera dhe harmonia në degën tuaj, të cilën duhet ta bartni në nëndegë. Kërkoj nga ju të jeni aktiv në përpilimin e listave të kandidatëve për deputet, të cilët duhet të jenë njerëz të ideve dhe përfaqësues të denjë të Gjilanit”, përfundoi Presidenti i AKR para kryesisë dhe aktivistëve të sajë në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.