RCCOLA

Pacolli: AKR e përgatitur për qeverisje të re

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli duke folur në Kuvendin e tretë zgjedhor të degës së AKR-së në Gjilan tha se ky subjekt politik ka një program të drejtë, emancipues, profesional dhe mbi të gjitha kombëtarë i cili do të shërbej edhe si model për të qeverisur vendin në të ardhmen.

Në Kuvendin e tretë zgjedhor të degës së AKR-së në Gjilan ka marrë pjesë të shtunën edhe lideri i saj Behgjet Pacolli i shoqëruar edhe nga Mimoza Kusari Lila. Pacolli duke folur para delegatëve të këtij Kuvendi e ka çmuar lartë punën e AKR-së në Gjilan raporton rajonipress.

Pacolli tha se AKR është parti reformiste që i duhet Kosovës.”AKR në Gjilan ishte zëri dhe shpirti i këtij subjekti politik. Gjilani është model dhe shembull i punës dhe AKR-ja në Gjilan ka treguar se është e denjë për të udhëhequr me pushtetin komunal. Të gjitha drejtorit e AKR-së në nivel komunal janë shembull edhe model për tërë Kosovën” tha Pacolli.

Pacolli tha se AKR-ja ishte pjesë e historisë më të lavdishme të Kosovës. “Ne morëm pjesë në nënshkrimin e Pavarësisë, pastaj kemi udhëhequr opozitën në mënyrë konstruktive. AKR me punën e saj institucionale ka treguar se ka hyrë në qeverisje jo për interesa klanore, por jemi aty që të funksionojë shteti dhe institucionet e saja”.

Pacolli tha se aty ku ka vepruar AKR-ja ka punuar drejtë, me sinqeritet e profesionalizëm të lartë. “E shihni tani së fundit ku kemi një ambient shumë pozitiv nga të huajt për Kosovën. Dhe kjo ka ardh si rezultat i lobimit të njerëzve të AKR-së. Nuk kemi kursyer asgjë për të kontribuar për Kosovën” tha mes tjerash Pacolli.

Ndërkaq duke folur për rolin e diasporës Pacolli tha se e kemi ngjallur Ministrinë e Diasporës dhe do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë vende edhe për diasporën në Parlament. Unë s`kam kursyer asgjë nga vetja që diaspora të ndihet mirë dhe të jetë e integruar kudo në botë” tha Pacolli.

UBT

Duke folur për zhvillimin ekonomik Pacolli tha se në këtë rrafsh është bërë pak sepse të gjithë janë fokusuar në ardhmërinë politike të vendit .”AKR-ja do ta ndihmojë Kosovën edhe në zhvillimin ekonomik të saj dhe ne me programin e drejtë, emancipues dhe profesional që e kemi, por që e nde nuk kemi arritur në tërësi ta implementojmë jemi të gatshëm të qeverisim në të ardhmen” tha lideri i AKR-së.

Pacolli tha se AKR nuk pati mundësi të fitojë asnjë komunë në Kosovë sepse po të kishte një komunë ku ajo do të ishte zot shtëpie sigurisht që do të ishim model dhe shembull për tërë Kosovën ka theksuar Pacolli.

Delegatëve u është drejtuar edhe Omer Daku kryetar aktual i AKR-së. Daku tha se AKR e ka pasuruar historinë e saj me punën dhe kontributin e madh që ka dhënë në Gjilan. “AKR në bashkëqeverisje me PDK e ka arsyetuar besimin e dhënë kurse jemi shembulli më i mirë sesi duhet të sillemi brenda institucioneve komunale. AKR në Gjilan është e mobilizuar dhe e përgatitur meqë ka angazhuar shumë ekspert dhe aderime të reja derisa synim yni është të udhëheqim me Gjilanin” tha Daku.

Kuvendi po i vazhdon punimet derisa delegatët e AKR-së pritet të zgjedhin kryetarin e saj të ardhshëm. Aktualisht janë dy kandidatët për kryetar dege, Omer Daku dhe Arben Dubova.

Në fakt Kuvendi i ka nisur me vonesë punimet për shkak se Pacolli është përpjekur t`i ofrojë dy rivalët në mënyrë që në Kuvend të dilet ashtu siç i ka hije duke i ikur fërkimeve dhe përplasjeve./rajonipress/