Pacolli: AKR do t’i ketë 20 përqind në zgjedhjet e ardhshme

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo parti do t’i arrij 20 për qind të votave të përgjithshme në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka treguar për fabrikat që janë duke punuar në Gjakovë, dhe në fund e ka lënë një mbishkrim AKR 20%, shpresë për Kosovën…
Ky është postimi i plotë i Pacollit:
Tri reparte të konfekcionit në Gjakovë…
Këto janë tri repartet e fabrikave “Intertex” që i hapëm në Gjakovë. Sot aty janë të punësuar qindra punëtor. Me AKR në Qeveri, Investitorët do të vijnë në Kosovë dhe do të hapin mijëra e mijëra vende pune. Kosova do të shëndërrohet në kantier pune dhe zhvillimi. Vetëm ne mundemi me e ndryshu Kosovën!
#AKR 20%, shpresë për Kosovën…