United Hospital

Pacolli: 45 viktimat e Reçakut e vërteta e shtetit serb që ende refuzon ta sheh vetën në pasqyrë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolii ka thënë se 45 viktimat e masakrës së Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që ende refuzon ta sheh vetën në pasqyrë, shkruan Gazeta Express.

Këtë deklaratë Pacolli e dha në 22-vjetorin e kësaj masakre, teksa shtoi se drejtësia në këtë rast ende nuk është vendosur.

“45 viktimat e Masakrës së Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që ende refuzon ta sheh vetën në pasqyrë. Ka ndodhur krimi, dihet edhe autori, por ende nuk ka ardhur dënimi – ndaj drejtësia s’është vendosur”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Kanë kaluar plot 22 vjet prejse u ekzekutua një nga krimet më makabër në luftën e fundit në Kosovë.

45 viktimat e Masakrës së Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që ende refuzon ta sheh vetën në pasqyrë.

UBT

Ka ndodhur krimi, dihet edhe autori, por ende nuk ka ardhur dënimi – ndaj drejtësia s’është vendosur.

Përkundrazi, ekzekutuesit tentojnë të fshihen prapa pëlhurës së të moderuarit dhe sot udhëheqin me shtetin serb.

Derisa ata refuzojnë të ballafaqohen me të vërtetën, na takon ne, siç na ka takuar gjithmonë, por tani më shumë se kurrë, të kërkojnë vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e përgjegjësve të kësaj mizorie.

Sa vjen e rritet distanca kohore me 15 janarin e 1999-ës, rritet edhe obligimi ynë kombëtar të punojmë përtej të pamundurës që në përvjetorët e ardhshëm të mos kujtohet veç krimi, por dënimi i kriminelëve gjithashtu.

Lavdi të rënëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.