UBT

Pack sulmon keq opozitën: Marre ju koftë!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian dhe mikja e Kosovës, Doris Pack, përmes profilit të saj në rrjetin social Twitter ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Parlamentin e Kosovës.

E njohur për gjuhën e drejtpërdrejtë, Pack ka thënë se ajo çfarë po bën opozita në Parlament është kundër interesit shtetëror të Kosovës.

Fundamenti

“Opozita e Kosovës është duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, kundër interesit të shtetit”, ka shkruar ajo. Ajo në fund të postimit ka shkruar se opozita është duke shkatërruar të ardhmen dhe imazhin e Kosovës. “Marre për udhëheqësit e saj”, ka shkruar Pack, duke iu referuar Ramush Haradinajt, Visar Ymerit dhe Fatmir Limajt.