Hidromorava

Pack mendon se Vuçiqi mund të zgjidhë problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – tregon edhe pse!

/ 2 minuta lexim
HW

“Ndarja e Kosovës mund të jetë fillimi i përpjekjeve të mëtejshme për të ndryshuar kufijtë në Ballkan. Asnjë problem nuk do të zgjidhet dhe armiqësitë e reja do të marrin mbështetjen e tyre”.

Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë Doris Pak, ish deputetja e Parlamentit Europian.

Kjo pasi që, siç vlerëson Pack, “pastaj Republika Srpska do të përpiqet të tentojë të shfrytëzojë rastin të për të lënë Bosnjë dhe Hercegovinën”.

Ndërsa sa i përket shqiptarëve, ajo ka thënë se asnjë pajtim nuk do të kishte ndodhur në rrethana të tilla.

FIDANISHTJA

Një gjë e tillë, ka shtuar tutje Pack, do të ishte në interes vetëm të Rusisë, e cila sipas saj, ka interes për të krijuar probleme të vazhdueshme për Bashkimin Evropian.

Ndërsa e pyetur nga mediumi serb “Danas” nëse e sheh Vuçiqin si dikush që ka mbrojtje në BE sepse ai shprehu gatishmërinë e tij për të “vënë pikën” problemeve me Kosovën, Pack ka dhënë një përgjigje afirmative.

“Mendoj se po, sepse ai shprehu gatishmërinë e tij për të sjellë fundin e kësaj çështje. Vuçiq dikur ishte një politikan i ri, i afërt me ata që instaluan regjimin e aparteidit në Kosovë, që përfundimisht çoi në pavarësinë e saj. Kjo është arsyeja pse ai është ai që më mirë se kushdo tjetër të gjejë një mënyrë për të dalë nga kjo situatë, e cila është e vështirë për të dy palët. I uroj suksese”, citohet të ketë thënë Doris Pack. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.