ARKATANA

Pack: Kosovës i duhet një qeveri e fortë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka thënë se zgjedhjet po mbahen sepse kanë qenë të nevojshme. Ajo gjithashtu thotë se shpreson që shumë qytetarë të Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në këtë proces, duke shtuar se në veçanti është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve të veriut.

“Kosovës i duhet një qeveri e fortë, që e ka përkushtimin e mjaftueshëm që të bëjë reformat e nevojshme aq të nevojshme për Kosovën, por edhe për marrëdhëniet me fqinjët. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit e në veçanti për ne, për Bashkimin Evropian që e duam një rajon të qetë në Ballkan.

Ka shumë probleme me të cilat qeveria e re duhet të merret. Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe rastet që pritet t’i trajtoj Gjykata Speciale, të gjitha këto çështje presin zgjidhje. Nuk do të veçoja asgjë. Të gjithë e dinë se çka duhet bërë në Kosovë.

Uji Dea

E për tu bërë të gjitha veprimet e nevojshme juve ju duhet një parlament funksional me një shumicë të konsiderueshme dhe opozitë konstruktive, e që të dyja palët janë të përkushtuara për t’i quar deri në fund reformat e nevojshme.

Unë u bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të votojnë dhe në këtë mënyrë të zgjedhin subjektet që ata mendojnë se më së miri do të mund të punojnë në interes të së ardhmes së qytetarëve të Kosovës por edhe rajonit”, ka thënë Pack në një intervistë për Radio Dukagjinin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.