Fundamenti

Pack: E pafalshme, Kosova tani është në kaos

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Politikanja gjermane dhe ish-europarlamentarja, Doris Pack, ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme që rezultuan me rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Pack ka thënë se Kosova tashmë ka rënë në krizë në kohën e pandemisë COVID-19, dhe sipas saj një gjë e tillë është e pafalshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Politikanja gjermane thotë se drejtuesit politik të LDK’së kanë luajtur lojën e tradhtisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe emisari të Trump për dialogun, Richard Grenell, duke e rrëzur Kurtin.

Eco Higjiena

Sipas saj një gjë e tillë është e pafalshme.

“Në mes të krizës së koronës Kosova ra në kaos. Është e pafalshme se si drejtues politik të LDK’së luajtën lojën perfide të Thaçit dhe Grenellit”, ka shkruar Pack në twitter, raporton Gazeta Express.

Në orët e vona të së mërkurës me 82 vota pro është rrëzuar Kurti nga pushteti. Mocioni i mosbesimit i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë përkrahjen e të gjitha partive të PAN-it dhe pakicave, ndërkohë ishte kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe dy deputetë të tjerë të LDK’së.