ARKATANA

Pacientët në komë problem për QKUK-në

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Në shumë vende, pacientët të cilët bien në komë vigjilje, trajtohen në qendra të posaçme, rehabilituese apo edhe në shtëpi. Në Kosovë këto raste, trajtohen në qendra hospitalizuese. Kështu ndodh meqë familjarët hezitojnë të kujdesen në shtëpi për këtë kategori pacientësh.

Familjarët e pacientëve të cilët kanë rënë në koma vigjilje hezitojnë t’i marrin ata për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi. Njëri nga të intervistuarit tonë thotë se ka frikë ta heq familjarin e tij nga QKUK-ja me arsyetimin se nuk di të kujdeset për të.

“Na jetojmë në Istog e atje as nuk ka specialistë për këtë lëmi se këtij i vyen neurolog. Tash të gjithë e kanë mësy QKUK e qaty po më bind edhe s’po muj me besu me qu në Pejë ose në shtëpi”, thekson ai.

Dr. Lulëzim Emini thotë se pacientët të cilët bien në komë vigjilje jo medoemos duhet të qëndrojnë në QKUK. Ka raste kur këta pacientë mund të qëndrojnë edhe në shtëpi, por sipas Eminit familjarët kanë frikë të përkujdesen në shtëpi.

Uji Dea

“Trajtimi i këtyre pacientëve kur mbërrijnë në këtë gjendje ata mund të trajtohen edhe nga vet familjarët ,mirëpo gjithmonë te familjarët ekziston frika se nuk do të munden ta bëjnë një gjë të tillë se mund të vije deri te ndonjë komplikim i mundshëm dhe për këtë arsye këta pacientë zakonisht stacionohen dhe për këtë arsye mbesin një kohë të gjatë në qendrën klinike duke e ngarkuar edhe stafin profesional mjekësor si dhe atë të kuadrit të mesëm, tha Emini për Radio Kosovën.

Drejtori mjekësor në QKUK, Nexhmedin Shala thotë se në shumë rase kur i kanë liruar këta pacientë për në shtëpi kanë hasur në rezistencë nga familjarët.
“Kemi pas raste ku familjarët e kanë keqpërdor autoritetin e eprorëve tonë të themi kështu që gjëja ne dom të bëjmë diçka që nuk është etike, që po dom me dëmtu shëndetin, në mënyrë të qëllimshme kush e di se për çfarë hesapesh edhe atëherë kanë ndërhy me qeveri me ministri dhe është dashtë që ata njerëz t’i kthejmë prapë aty ku janë ose ka pas raste kur ne i kemi liruar në shtëpi. Kanë thirr media duke akuzuar stafin mjekësor që gjoja kanë bërë krim që s’është etike po i qesin etj etj”, thekson ai.

Mjekët thonë se fatkeqësisht këta pacientë janë pa perspektivë dhe i vetmi kujdes për ta është ushqimi përmes sondës dhe aspirimi, andaj preferohen qendrat rehabilituese.

Ndonëse në QKUK nuk ka shumë raste të tilla, ata qëndrojnë me vite të tëra në këtë qendër terciare./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.