Eko Higjiena

Pa zgjidhje për 5 milionë eurot mangu në buxhetin e UP-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Universiteti i Prishtinës në vitin e ri akademik mund të përballet me 5 milionë euro më pak në buxhet, raporton KTV.

Krejt kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e çmimit të semestrave si dhe studimeve pa pagesë që do të ofrohen në vitin e parë për studentët e rinj.

Rektori i tanishëm i UP-së, Anton Berishaj, shprehet i shqetësuar për këtë vendim, pasi thotë se nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje, mund të përgjysmohet puna brenda këtij institucioni.

ARKATANA

Por ende nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë plan se si do të sigurohen të ardhurat për UP-në, por edhe për universitetet e tjera publike që janë themeluar së fundi në Kosovë.

Njohësi i çështjeve arsimore, Dukagjin Popovci, thotë se një vendim i tillë paraqet lehtësim për shumë familje kosovare, por nuk e përjashton mundësinë që do të ketë ulje të cilësisë në arsim, pasi mund të ketë reduktim të stafit dhe shumë aktivitete mund të mos fillojnë fare.

Në vendimin e Qeverisë për uljen e tarifave për studentë përfshihet edhe banimi në konvikte si dhe ushqimi në mensën e studentëve.
© KOHA.net