KKVITI

Pa vizë, shqiptari s’kthehet dot te 4 fëmijët në Londër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Londër – Britani e përditshmja Daily Mail trajton rastin e një shqiptari të quajtur Edmond Danushi, i cili detyrohet nga autoritetet britanike të kthehet në Shqipëri pas 12 vitesh qëndrimi në Britani.

Danushi iku në Britani kur ishte vetëm 18 vjeç dhe iu desh të kthehet në Shqipëri për shkak dokumentash pa mundësi kthimi në Britani, ku ka lënë bashkëshorten me katër fëmijë të mitur.

Edmond danushi

FIDANISHTJA

Gruaja e tij, Tereza ka apeluar pranë institucioneve duke iu drejtuar peticione të ndryshme të rikthejë bashkëshortin.

Ai e ka rinovuar vazhdimisht vizën e tij gjatë 12 viteve të qëndrimit, por vitin e kaluar aplikoi për leje qëndrimi të përhershme. Por kjo iu refuzua. Danushi thotë se zyra e emigracionit e këshilloi atë për t’u kthyer në Shqipëri në gusht të vitit të kaluar për të marre dokumentet dhe rinovuar lejen e qëndrimit, por sipas legjilsacionit të ri britanik ai nuk mund të hyjë dot në këtë vend.

Historia bëhet më e dhimbshme pasi Edmondi 30 vjeç nuk ka parë as vajzën e tij që tashmë mbushi një vjeç. 30-vjeçari vijon të jetë në Shqipëri, ndërsa familja në një shtëpi në juglindje të Londrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.