Fundamenti

Pa Vetting, le ta harrojmë BE-në

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se tash për tash gjendja në sistemin e drejtësisë e argumenton faktin e “dorëzimit” në njëfarë mënyre përballë politikës dhe pushtetarëve të inkriminuar që fatkeqësisht po e mbajnë drejtësinë të dominuar nga interesat e tyre inkriminuese, andaj sipas tyre nuk ka hapësirë për të shpresuar se do të këtë Vetting me këtë klasë politike të korruptuar dhe thellë të inkriminuar në të gjitha segmentet vitale të pushteteve në vend.

Për rrjedhojë, në këtë gjendje duhet harruar edhe hapjen e rrugës së integrimeve evropiane pa ligjet bazike që luftojnë korrupsionin, siç është Ligji antimafia, dekriminalizimi dhe vetë- pastrimi i drejtësisë nga elementët e korruptuar. Ndaj me të drejtë është shtruar edhe çështja se a pritet presion më i fortë ndërkombëtar pas krijimit të qeverisë në fushën e reformave, kryesore ajo e drejtësisë, por edhe administratës, që dyshohet se janë burimet kryesore të korrupsionit?.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se njerëzit e politikës e kanë dominuar gjithmonë drejtësinë dhe vazhdojnë ta dominojnë, duke qëndruar mbi ligjin fatkeqësisht, prandaj me një drejtësi të tillë po lëndohet rëndë imazhi i vendit dhe kështu pashmangshëm edhe perspektiva e zhvillimit ekonomik, si dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës. Andaj, sipas tij, nëse politika nuk heq dorë nga ndikimet e saj në sistemin e drejtësisë, e që drejtësinë e shikon si levë për të mbrojtur interesat e saj, atëherë për shumë vite nuk do të mund të kemi një sistem drejtësie të pavarur dhe një drejtësi të paanshme e në shërbim të qytetarëve pa dallim dhe duke i shërbyer ligjit dhe të drejtës.

Të bëhet ligji antimafia

Mobi Casa

Sipas Kelmendit, tash për tash gjendja në sistemin e drejtësisë e argumenton faktin e “dorëzimit” në njëfarë mënyre përballë politikës dhe pushtetarëve të inkriminuar, që fatkeqësisht po e mbajnë drejtësinë të dominuar nga interesat e tyre inkriminuese, andaj nuk ka hapësirë që të shpresojmë se do të këtë Vetting me këtë klasë politike të korruptuar dhe thellë të inkriminuar në të gjitha segmentet vitale të pushteteve në vend. “Pra së këndejmi në këtë gjendje lirshëm mund të thuhet se duhet ta harrojmë edhe hapjen e rrugës së integrimeve evropiane, veçmas edhe pa miratimin e ligjeve bazike që luftojnë korrupsionin, siç është Ligji antimafia, ku kërkohet prejardhja e pasurisë, dekriminalizimi dhe vetë- pastrimi i drejtësisë nga elementët e korruptuar”, theksoi Kelmendi. “Ndërkaq, si duket, kjo politikë nuk e ka mendjen tek integrimet dhe te asnjë proces tjetër i rëndësishëm për vendin, por vetëm tek pasurimi sa më i shpejtë i tyre që ua ka verbuar sytë dhe duan që sa më gjatë të vazhdojë kaosi në drejtësi për t’i shpëtuar asaj pa ferrë në këmbë. Andaj, kërkohet që të ketë një presion më të fortë ndërkombë- tar, veçmas pas krijimit të qeverisë në fushën e reformave, e që kryesore është ajo e drejtësisë, por edhe administratës, që dyshohet se janë burimet kryesore të korrupsionit”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Reforma, nevojë emergjente

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka nënvizuar se do të duhej ndërmarrë reformë menjëherë pas formimit qeveria e re dhe të gjitha institucionet e Kosovës do të duhej të viheshin në një gjendje të aktivitetit maksimal të veprimit me racionalitet dhe përkushtim maksimal, po ashtu në drejtim të reformimit të gjithë sistemit institucional, pra në radhë të parë ndryshimit të plotë të Kushtetutës, në të cilën pastaj do të duhej të parashihej një reformë e drejtësisë gjithëpërfshirëse.”Pra, një lloj vettingu sa herë po e themi dhe po e thotë opinioni publik, po e thotë bota akademike dhe ja shembujt i kemi në Shqipëri dhe gjithandej dhe pa një reformë gjithëpërfshirëse, pra kushtetuese, dhe pastaj edhe ligjore, nuk mund të ketë ndryshim të gjendjes në kuptimin e avancimit të proceseve integruese në bashkimin evropian dhe gjithandej në organizatat ndërkombëtare, deri te konsolidimi i shtetit dhe anëtarësimi i tij në organizatën e kombeve të bashkuara”, u shpreh ai. “Pra, në çoftë se qeveria e ardhshme, cilado të jetë ajo, e që do të ishte mirë të ishte një qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse, atëherë sigurisht se do duhej ta bënte këtë punë, hapin e parë dhe strategjinë e parë, e cila do të duhej domosdoshmërisht të realizohej në afat sa më të shkurtër, por pa nguti të imponuar dhe pa improvizime, mirëpo me hapa të sinqertë dhe të sigurt, konkret e gradual të një reforme kushtetuese dhe legjislative”, spikati për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.