Fundamenti

Pa takim mes Kurtit e Xhaferit, Osmani: Do të doja që raportet institucionale të ishin më të mira

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar nga pozicioni i kryediplomatit që të bëjë politikë pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë linjë ai ka komentuar mbi një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që tha sot se Kosova – Qeveria Kurti përveç me ta dhe disa shtete e organizata tjera, nuk ka raporte të mira as me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk mund të flas për Escobar, por do të kisha dashur që të ketë raporte më të mira [Kosovë – Maqedoni e Veriut], sidomos tani kur kemi një kryeministër shqiptar. Nuk e di që ka pasur ndonjë takim [Kurti – Xhaferi], ndoshta për çështje agjendash”, ka thënë Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.

FIDANISHTJA

“Kujtoj që edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut janë vende të vogla që kanë nevojë për miq të sinqertë në miqësinë e tyre, fqinjë, por edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Unë si ministër i jashtëm më duhet të krijojë miqësi, sepse vetëm ashtu mund të jesh i fortë si shtet” .

Duke folur për raportet e kryeministrave Albin Kurti dhe Talat Xhaferi, Osmani ka theksuar se “institucionet nuk kanë qenë viktimë e çfarëdo dallimi politik apo partiak”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.