RCCOLA

Pa shqiptarët institucionet në Maqedoni nuk funksionojnë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u ka bërë thirrje të gjitha partive që të reflektojnë dhe të sigurojnë funksionin normal të institucioneve, pasi është në dobi të qytetarëve dhe të institucioneve të shtetit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se zgjedhja e kryetarit të kuvendit është pikënisja e daljes nga kriza e stërzgjatur në Maqedoni. “Kjo e hap rrugën e fillimit të funksionimit të institucioneve në mënyrë ligjore dhe të vënies së rendit në institucionet e shtetit”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka theksuar se uzurpimi i funksioneve dhe moszbatimi i kompetencave dhe obligimeve kushtetuese nga ana e presidentit Gjorge Ivanov është shkas nga i cili masa është motivuar për të ushtruar dhunë në kuvend. Kryeparlamentari Xhaferi ka bërë me dije se asnjë qeverisje nuk ka mundur të jetë efektive dhe funksionale pa pjesëmarrjen e shqiptarëve.

UBT

“Epoka e re”: Z. Xhaferi, ju u zgjodhët kryetar i Kuvendit të Maqedonisë në një situatë kur shpërtheu dhuna nga përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, të cilët hynë në ndërtesën e kuvendit. Një ditë pas kësaj, si është situata atje, dhe çfarë rëndësie do të ketë për shqiptarët zgjedhja juaj?

Xhaferi: Kjo është vënie në funksion e vullnetit të shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të shprehur në mandate të deputetëve në kuvend. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit është pikënisja e daljes nga kriza e stërzgjatur në Republikën e Maqedonisë. Kjo e hap rrugën e fillimit të funksionimit të institucioneve në mënyrë ligjore dhe të vënies së rendit në institucionet e shtetit. Çdo sjellje e tillë kundrejt institucioneve shtetërore, në veçanti kundrejt institucionit sovran të popullit, është në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe demokratike për faktin që edhe pjesa e pakënaqur e qytetarëve ka përcaktuesit politikë dhe vullneti i tyre duhet të shprehet në rrugë institucionale në kuvend, e assesi në rrugën jashtë institucionale siç ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.