Hidromorava

Pa rënë politikanët e korruptuar, nuk bien as gjyqtarët dhe prokurorët e kapur

/ 8 minuta lexim
KKVITI

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë, duke vlerësuar si shumë të mangët dhe joefikas sistemin e drejtësisë në Kosovë, vazhdojnë të theksojnë se ky sistem kaq i dobët pengesën kryesore e ka tek nyja kuqe që është sistemi prokurorial, tek prokurorët kosovarë që nuk guxojnë t’i hetojnë individët me pushtet apo të lidhur me pushtetin, që kanë bërë pasuri milionëshe, kuptohet përmes veprimeve të kundërligjshme, kriminale e korruptive.

Kjo zmbrapsje e tillë është në funksion, sepse drejtësia i trembet politikës, e veç- mas kur partitë janë në pushtet, qoftë në nivel qendror apo atë komunalë. Kjo situatë do të vazhdojë kështu derisa edhe Kosova ta zbatojë ligjin e VETTING-ut, për të pastruar përnjëherë edhe politikën edhe drejtësinë nga strukturat kriminale. Njohësi i kësaj fushe, ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se prokurorët dhe gjyqtarët janë edhe vetë pjesë e politikës, se ata i ushtrojnë detyrat jo se e meritojnë, por se janë pjesë e politikës, sepse politika i ka sjellë aty edhe ata i shërbejnë politikës më pastaj për interesin e saj.”Vetëm me rënien e politikanëve do të bien edhe këta prokurorë dhe gjyqtarë kukulla. Ata nuk janë të pavarur, pavarësia e tyre është ngushtë e lidhur me mandatin e strukturës politike në pushtet. Më shumë frikësohen këta se politikanët që varen nga vota e qytetarëve. Politika po ua mundëson atyre që të pasurohen shpejt dhe shumë, ua mundëson që të kenë edhe më shumë vende punë. Prokurorët dhe gjyqtarët kanë fituar edhe tituj akademikë në universitetet private, aty i fituan titujt dhe aty edhe mbajnë ligjërata”, u shpreh ai. “Jam i bindur se shumica nga prokurorët dhe gjyqtarët që kanë fituar tituj akademikë në fakultete private, nuk e dinë as vendin se ku është selia e atyre fakulteteve. E tani nga dikush mund të shtrohet pyetja se përse i punësojnë universitetet private këta punonjës të gjyqësorit… a pse janë profesionistë…, jo asnjëherë, por i punësojnë sepse janë pjesë e gjyqësorit dhe se këta do t’u ndihmojnë në proceset problematike”, potencoi Preteni për “Kosova Sot”. Sipas tij, është edhe konflikt interesi i pastër kjo, është konflikt moral dhe etik.

KAPITI: LIGJIN NË KOSOVË E BËJNË ANTILIGJI, KRIMI DHE KORRUPSIONI, PRA MAFIO-OLIGARKIA!

Sipas analistit Skënder Kapiti,politika dhe pushteti në demokraci duhet të jenë dhe të sillen si shërbëtorë të shtetit dhe të shoqërisë.”Drejtësia duhet të zbatohet njëlloj për të gjithë dhe në demokraci askush nuk është i pasfidueshëm para ligjit dhe shtetit.Por,në Kosovë politika,pushteti dhe drejtësia i kanë bërë prona të tyre demokracinë,ligjin,pushtetin,shtetin,biznesin,ekonominë dhe shoqërinë.Kur realizohet kjo atëherë ligjin në atë shtet e bëjnë antiligji,krimi dhe korrupsioni,pra mafio-oligarkia,e cila është armatosur me pushtet,me ligj,me para dhe me autoritet.Kosova realisht ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm dhe në këtë udhëkryq atë e ka vendosur korrupsioni dhe krimi i organizuar, mbrojtës të të cilëve janë këta gjyqtarë dhe prokurorë aktualë,prej të cilëve nuk mund të pritet asgjë e mirë për zbatimin e ligjit dhe për dekriminalizimin e vetes së tyre dhe as as të politikës”,vijoi më tutje Kapiti.Sipas tij, është urgjencë kombëtare në Kosovë dekriminalizimi i politikës dhe i sistemit të drejtësisë;është domosdoshmëri dhe nevojë jetike për Kosovën dhe për qytetarët e Kosovës miratimi dhe zbatimi i një ligji VETTING për sistemin e drejtësisë.”Me VETTING-un do të fillonte edhe edukimi juridik i qytetarëve të Kosovës,do të fillonte prej tyre njohja dhe respektimi i botës së ligjeve,i demokracisë dhe i patriotizmit real modern”,tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot”.

ZEQA: KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NËN DIRIGJIMIN E MAFIO-POLITIKËS DHE OLIGARKËVE EKONOMIKË E KANË KAPUR SHTETIN!

Eco Higjiena

Analisti politik Florim Zeqa konsideron se me sistem të drejtësisë tërësisht të kapur dhe të kalbur nuk mund të ketë rend dhe ligj në vendin tonë.Ai thotë se nuk ka asgjë më të rëndësishme për një shoqëri njerëzore sesa rendi dhe ligji,se asgjë nuk mund të lëvizë përpara në një shtet derisa nuk funksionon ligji dhe zbatohet Kushtetuta. Mirëpo, të gjithë këto janë evidente në shtetin e Kosovës. “Pra, nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar,shëndetësi moderne,arsim cilësor, nuk mund të ketë as bujqësi, blegtori, industri, energji elektrike,furnizim të rregullt me ujë, etj.,pasi të gjitha janë të varura nga sistemi i drejtësisë, përkatësisht nga funksionimi i rendit dhe ligjit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk janë më tema “tabu” në Kosovë,pasi ato janë prezentë në çdo takim zyrtarë dhe privatë, në çdo aktivitet apo ndejë të zakontë”,u shpreh ai.”Për krimin e organizuar flitet haptas në Parlament, Qeveri, Presidencë, në gjykata dhe prokurori. Edhe pse nocionet “krimi i organizuar dhe korrupsion” dominojnë jetën publike në vendin tonë, cdoherë flitet në mënyrë të përgjithësuar, pa u lakuar emra të përveçëm, ani pse në opinionin e gjerë publik flitet vesh më vesh për emrat e krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant, bartës të institucioneve të larta publike dhe private.Sistemi i drejtësisë është shndërruar në një sistem piramidal, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar nën dirigjimin e mafio-politikës dhe oligarkëve ekonomikë e kanë kapur shtetin, janë mbi ligjin dhe drejtësinë, pra janë bërë të paprekshëm nga askush”, vijoi më tej ai. “Prokurorët dhe gjyqtarët,edhe pse i kanë emrat, nuk e kanë guximin t’i bëjnë publikë për opinionin publikë, pasi i tremben politikës,veçmas kur partitë janë në pushtet, qoftë në nivel qendror apo atë komunal.Megjithatë, janë pasuritë e tyre publike që i bëjnë të identifikohen lehtësisht bartësit e krimit të organizuar në Kosovë. ërderisa në të kaluarën mërgimtarët veçoheshin nga të tjerët në Kosovë, sot ata janë shtresa e mesme e shoqërisë e jo më shumë. Një mërgimtarë me pagë mujore të barasvlershme me pagën e një deputeti, për 19 nga paslufta nuk arrin të kompletojë një shtëpi banimi në pronën e tij,…ndërsa bartësit e krimit të organizuar për më pak se një mandat politik ndërtojnë vila dhe pallate luksoze, zgjerojnë bizneset e paligjshme gjithandej vendit, duke u shndërruar nga hiqi në multimilionerë.Derisa të vazhdojë të heshtë dhe të mos veprojë prokuroria ndaj dosjeve të krimit të politikës, të mafio-oligarkisë së krimit të organizuar dhe të korrupsionit galopant në vend, ose së paku në bërjen publike të emrave të kokave të krimit të organizuar, qytetarët e vendit do të mbeten të getoizuar, ndërsa Kosova do të mbetet oazë e krimit të organizuar në zemër të Ballkanit”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Dekriminalizimi, i domosdoshëm

Edhe analisti Hidajet Ahmeti thotë se kjo lidhje kriminale në mes institucioneve të pavarura ka zgjatur jetëgjatësinë e pushtetarëve milionerë të pasluftës, por njëkohësisht ka forcuar kolltukët e gjyqtarëve e prokurorëve të inkriminuar në heshtjen e veprave kriminale të politikanëve supremen. “KGJK-ja dhe KPK-ja si dy institucione të “pavarura” të sistemit të drejtësisë janë të kapura aq thellë nga politika saqë çdo lëvizje më e vogël në instanca më të ulëta të drejtësisë dirigjohet nën urdhrat politikë të këtyre dy institucioneve. Prandaj, jetëgjatësia e politikanëve karrieristë, të korruptuar e të zhytur në afera kriminale, është falë kapjes së thellë të sistemit të drejtësisë. Amnistimi i përkohshëm nga drejtësia përkthehet në liri të përkohshme të politikanëve të korruptuar, e cila liri dita-ditës po e humb terrenin, jo për shkak të vullnetit politik, por shkaku i presioneve të brendshme e të jashtme, duke jetë- suar pjesërisht obligimet ndërkombëtare të firmosura nga institucionet kyçe të Republikës së Kosovës”, ka pohuar Ahmeti për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)