Pa reformim të sistemit të drejtësisë nuk ka as sundim të ligjit
Sikurse edhe herëve të tjera që nga pas lufta e deri më sot, kur spektri politik e kishte gojën plot drejtësi e funksionim të shtetit të së drejtës edhe kësaj radhe pritet se të gjitha partitë në programin e tyre, njërën nga pikat kyçe ta kenë platformën e sundimit të ligjit dhe të drejtë- sisë.
Analistët presin që partitë të kenë programe konkrete për drejtësinë, shkruan gazeta Kosova Sot.
Sikurse edhe herëve të tjera që nga pas lufta e deri më sot, kur spektri politik e kishte gojën plot drejtësi e funksionim të shtetit të së drejtës edhe kësaj radhe pritet se të gjitha partitë në programin e tyre, njërën nga pikat kyçe ta kenë platformën e sundimit të ligjit dhe të drejtë- sisë.
Por, mbetet të shihet se çfarë programi për drejtësinë pritet të ofrojnë partitë gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, derisa po ashtu mbetet mister se a do të dominojë në këtë fushatë nga i gjithë spektri politik temat si dekriminalizimi i politikës së kriminalizuar tashmë deri ne fyt dhe reforma në drejtësi, ngase, siç dihet, të gjithë pajtohen se pa dekriminalizimin e politikës dhe pa reformimin e një sistemit të ri të drejtësisë nga e para nuk do të ketë sundim të fortë të ligjit dhe as shtet të së drejtës dhe të zhvillimit ekonomik e demokratik. Ndaj, me të drejtë të gjithë e shtrojnë domosdonë se tashmë është koha që të nisë beteja vendimtare për një drejtësi të shëndoshë që ua kthen shpresën e humbur të qytetarëve të nëpërkëmbur kosovarë.
Drejtësia e politizuar
Ahmet Isufi ka bërë me dije për gazetën “Kosova Sot” se AAKja në programin e vet, në bazë të përpilimit që do të bëhet nga ekspertët, do të ketë parasysh dëmtimet esenciale që janë bërë në drejtësinë e Kosovës derisa, siç tha, njëkohësisht do të përqendrohet në angazhimin e mbrojtjes së rendit dhe të ligjit dhe sidomos të dekriminalizimit dhe funksionimit të ligjit. “Ne jemi të bindur se krejt këto dëme që janë shkaktuar në drejtësi kërkojnë një angazhim profesional dhe po ashtu një politikë të vërtetë të drejtësisë, e cila e bën shtetin me funksionim të rendit dhe të ligjit. Pra, pikërisht pse kjo Qeveri ka abuzuar me drejtësinë në Kosovë dhe ka kapur sidomos sferën e drejtë- sisë, duke e politizuar edhe nga përmbajtja me kuadro, por edhe me mënyrën e sjelljes duke abuzuar me ligjin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë një angazhim në qeverisje që strikt drejtësia të funksionojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, u shpreh nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.
Ndërsa, deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se sa i përket drejtësisë tashmë edhe më të vegjlit e dinë se ajo është e kapur nga bandat mafioze, derisa, siç tha, në rast se dikush në emër të drejtësisë iu ka bërë e padrejtë janë liderët e koalicionit NISMA- AAK. “Andaj, unë mendoj se fokusi i Qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga këto dy subjekte politike do të jetë kryesisht në bërjen e politikave dhe ligjeve të atij niveli, i cili do t’i shkapë organet e drejtësisë dhe se politika nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt siç ka ndërhyrë deri më tash, edhe pse njerëzit e kapur në organet e drejtësisë tashmë dihen me emër dhe mbiemër. Por, sido që të jetë, fokusi për katër vitet e ardhshme në qeverisjen e Nismës me AAK- në do të jetë dekriminalizimi i drejtësisë, ngase ne jemi dëshmitarë se pa dekriminalizimin e kësaj shtylle do të ketë problem për shumë kohë të gjatë shoqëria jonë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha.
Ndryshimet politike mund të sjellin reforma
Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi ka nënvizuar se me siguri që tema sa i përket drejtësisë dhe sundimit të ligjit do të jetë mbizotëruese gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. “E kemi parë edhe në ditën e fundit të këtij Parlamenti dhe të kësaj Qeverie se është folur shumë për sundimin e ligjit, saqë edhe vetë kryeparlamentari Kadri Veseli në fjalimin e tij e ka pranuar se nuk kemi sistem të mirë- filltë gjyqësor, duke deklaruar se po të funksionin prokuroritë dhe gjykatat, atëherë një pjesë e deputetëve nuk do të thoshin atë që e kanë thënë faktikisht ditën e fundit të qeverisjes së Isa Mustafës”, potencoi ai. “Ajo që është thënë me mijëra herë për gjithë këtë kohë që është thënë se pa ndryshime politike nuk do të kemi as ndryshime të sistemit juridik tani është koha që t’i kemi këto ndryshme politike pozitive dhe me siguri që me ndryshimet e ardhshme politike, që shpresojmë se do të jenë pozitive, do të ketë edhe imponim të sundimit të ligjit dhe do të ketë një sistem juridik shumë më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës dhe do të jetë sistemi juridik shumë më i besueshëm se që ka qenë deri më tani”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” avokati Tomë Gashi.


