Uji Dea

Pa përmirësim të kushteve s’ka investime

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Përmirësimi i ambientit biznesor në Kosovë del të jetë nevojë imediate. Shifrat e investimeve ndër vite nuk japin një pasqyrë të mirë për investimet e bëra ndër vite.
Sipas të dhënëve të Bankës Qendrore të Kosovës, edhe shtetet “mike” ia kanë kthyer shpinën Kosovës. Në këtë listë janë Turqia, SHBA-ja dhe Franca.

E, për ta përmirësuar ambientin biznesor dhe për t’i bindur shtetet e huaja që të investojnë në Kosovë, Qeveria ka angazhuar një kompani ndërkombëtare.

RCCOLA

Ministrja Mimoza Kusari-Lila të martën ka nënshkruar marrëveshje me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), e që sipas marrëveshjes kjo kompani do ta bëjë implementimin e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë”.

Angazhimi i këtyre kompanive, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është i nevojshëm nëse nuk kryejnë ndonjë punë tjetër përveç lobimit. Ata thonë se Qeveria duhet të kujdeset që t’u ofrojë më shumë siguri dhe klimë të përshtatshme investitorëve.(Tribuna)