ARKATANA

Pa panik, s’ka Hemofarm

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kosovarët nuk kanë nevojë të shqetësohen për ilaçet e “Hemofarmit”. Zyrtarët përkatës thanë të hënën se nga janari i këtij viti, importi i barnave të kësaj kompanie farmaceutike serbe është ndaluar tërësisht. Krejt çka ka në barnatore, janë ato që kanë hyrë kohë më parë.

Produktet e kompanisë farmaceutike serbe “Hemofarm” nuk do të tërhiqen nga barnatoret e vendit.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale si dhe drejtues të Shoqatës farmaceutike të Kosovës.

Kjo sipas tyre bëhet, sepse gjendja nuk është alarmante dhe se banorët e Kosovës nuk kanë nevojë të futen në panik.

Tërheqjen e produkteve që prodhon kjo kompani serbe e që në tregun e Kosovës besohet se janë më shumë se njëzet të tilla, nuk ka kërkuar që të tërhiqen nga tregu as Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe-FDA.

Kjo e fundit nëpërmjet një hulumtimi thotë se ka zbuluar se në bimët e kompanisë farmaceutike serbe, “Hemofarm”, ka baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen e një personi.

Për këtë arsye, Ilir Dushi, kryeshef i AKPM-së dhe Besim Muzaqi nga Shoqata e farmacistëve të Kosovës kanë mbajtur një takim me gazetarë ku kanë sqaruar masat parandaluese që dy institucionet kanë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me njëra- tjetrën.

Dushi ka thënë se ka marrë disa masa parandaluese për produktet e kësaj kompanie.

Sipas tij, kompania “Hemofarm” për herë të fundit ka futur barna në dhjetor të vitit 2011 dhe atë në sasi shumë të vogël.

Dushi ka thënë se kësaj kompanie, para se FDA-ja të nxjerrë rekomandimet për të, AKPM-ja ia ka bllokuar importin e produkteve. Madje tha se këtë e kanë bërë në janar të vitit 2012.

“Mund të ketë produkte të kësaj kompanie në treg, por ato nuk janë të pazëvendësueshme. Ka edhe produkte nga prodhues të tjerë që mund të zëvendësohen”, thotë ai.

Uji Dea

AKPM-ja bashkë më SHFK-në ka marrë disa masa parandaluese për këtë rast.

“Do t`i vazhdohet bllokimi i importit kompanisë deri në momentin që të sqarohet e tërë gjendja dhe deri kur ata (Hemofarm) të kryejnë disa procedura të tjera që Agjencia kërkon nga ta për shkak ndryshimeve që kanë bërë në linjën e prodhimit”, thotë Dushi.

Sipas tij, masa e dytë ka të bëjë me rekomandimin e të gjithë qarkulluesve si me pakicë, ashtu edhe me shumicë që të kenë kujdes me produktet e kompanisë dhe të raportojnë për çdo problem apo incidencë që vërejnë, si në barna ashtu edhe te pacientët.

Masa e tretë ka të bëjë me një kontroll të shtuar dhe monitorim që do të ndërmerret ndaj produkteve aseptike.

“Në rekomandimin e FDA-së thuhet se ky lloj bakteri mund të jetë te produktet aseptike dhe që përdoren parenteral kryesisht (infuzionet, injeksionet etj)”, ka thënë Ilir Dushi.

Masat e tjera, sipas kryeshefit të AKPM-së, do të jenë konform masave që i merr FDA-ja, pasi që duhet të sqarohet çdo gjë, sepse agjencitë e tjera në rajon nuk kanë marrë asnjë masë.

“Por, ne do t’i paraprijmë për shumë arsye dhe arsyeja e parë është që jemi të interesuar ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, tha Dushi.

Besim Muzaqi, kryetar i Shoqatës farmaceutike të Kosovës, ka siguruar qytetarët se në bashkëpunim me AKPM-në, kanë marrë masat e duhura.

“Në bashkëpunim me AKPM-në, kemi marrë disa vendime lidhur me situatën momentale. Ne si shoqatë farmaceutike i bëjmë thirrje që të mos alarmohen, sepse gjendja nuk është alarmante, sepse nuk është bërë tërheqja e barnave as nga FDA-ja, por është bërë vetëm një bllokim i importit derisa të sqarohen këto çështje”, tha Muzaqi.

Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe, FDA thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe, “Hemofarm”, ka baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen, shkruajnë mediat serbe. Sipas FDA-së, barnat e kompanisë farmaceutike “Hemofarm” kanë baktere vdekjeprurëse. Agjencia në fjalë para dy javësh iu ka dërguar letër udhëheqësve të “Hemofarmit” dhe kërkon kontroll të cilësisë përmes trajnimit të ri të të punësuarve, pastaj ridisenjimin e hapësirave të caktuara, rritjen e pastërtisë etj.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.