Fundamenti

Pa një tufë lulesh

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Avdush Canaj

Erdhi virusi i padukshëm
i stërkalave,
ma mori gjyshin e gjyshen
për një ditë.

Bile t`i kisha parë
e t`i kisha puthur
në distancë
një metër e gjysmë.

T`isha ç`mallur pak me ta.
O Zot,
me pesë vetë i dërguan
te banesat e selvive!

RCCOLA

Pa asnjë tufë lulesh,
pas asnjë kurorë!
Më zi se në luftë!
Këshu s`e meritonin
gjyshi dhe gjyshja.

Kështu donte virusi Korona.
Neve na la me maska
dhe lotin për ta.

Gjilan, 24 korrik 2020