RCCOLA

Pa ndihmën e qeverisë qendrore, Lutfi Haziri prezanton projektin për stadiumin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lajme të mira komunës së Gjilanit po i vijnë edhe në fushën e sportit. Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan e njëkohësisht kryetari aktual i komunës, Lutfi Haziri, ka folur për ndërtimin e stadiumit të ri me kritere të UEFA-s në këtë komunë. Ndonëse krejtësisht i pa ndihmuar nga qeveria qendrore e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Haziri shprehet i palëkundur në idenë për stadiumin e ri.

Më poshtë mund të gjeni shpjegimin e tij:
“Stadiumi
Qyteti ynë është i njohur në Kosovë për futbollin. Ky rivalitet i shëndoshë e sportiv në natyrën e vet, i ka dhuruar Kosovës dramat më të jashtëzakonshme të futbollit. Stadiumi i kategorisë 4b të UEFA hyn pas 6 muajsh në fazën e dytë.
Qeveria e ka penalizuar Gjilanin duke mos e ndarë asnjë cent nga buxheti i 2022, por kjo kurrsesi nuk do ta ndalë këtë projekt.
Të përkushtuar për t’i dhënë sportistëve tanë ambientet e duhura, ne kemi insistuar në idenë për stadiumin ndihmës të Dritës, dhe stadiumin ndihmës të Gjilanit që është në proces.
Yjet e futbollit kosovar do të ndeshen ashtu siç iu ka hije, me kushtet e standardet më të larta për ambientet sportive”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, Gjilani është qyteti më i “nxehtë” futbollistik në Kosovë, me Dritën e Gjilanin që vazhdimisht janë në konkurrencë për titullin e kampionit.

Fidanishtja

https://www.facebook.com/hazirilutfi/videos/1036626117127387

#Lutapertegjithe