GRANDEMALL

Pa mbështetjen e Quintit, dështon anëtarësimi në PCA

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Betejën e parë diplomatike për 2016-n Kosova e ka humbur në Hagë, në përpjekjen për të aderuar në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit (PCA). Për të këtillë aderim nuk ka pasur as mbështetjen e SHBA-së dhe as vendeve të tjera të Quintit, shkruan sot Koha Ditore.

Zhvillimi ka ndodhur vetëm dy muaj pas dështimit për t’u anëtarësuar në UNESCO, në të cilin proces nuk ishte siguruar as mbështetja e të gjitha vendeve që ia kanë njohur Kosovës shtetësinë.

Prishtina zyrtare nuk ka aplikuar ende as për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Qeveria do që t’i heshtë dështimet, të cilat, sipas opozitës e analistëve, janë me kosto të madhe për shtetin.

Uji Dea

Gjatë nëntorit, akti me të cilin shprehej qëllimi për aderim në PCA ishte dorëzuar prej Kosovës në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës, shtet ky depozitues. Dokumenti mban firmën e zëvendëskryeministrit të parë, Hashim Thaçi, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme.

http://koha.net/?id=27&l=94185

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.