ARKATANA

Pa (kultura) qytetare: Bërlloku në mes të rrugës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në rrugën që shpie në drejtim të shkollave të mesme, dikush u përkujdes që të krijojë shëmti në qytetin e Gjilanit. Kështu, persona të pandërgjegjshëm kanë derdhur kontejnerin e bërllokut në mes të rrugës, i cili po qëndron edhe tashti në mes të rrugës.

Kjo pamje e shëmtuar nuk është e para në qytetin e Gjilanit, ngase raste të tilla po ndodhin shpesh e që gjithsesi se nuk japin pamje të mirë.

Qytetarët e ndërgjegjshëm janë të irrituar me këto pamje dhe kërkojnë që vërtet ata që bënë gjeste të tilla të dënohen.

Uji Dea

Pavarësisht se kompania “Eco – Higjiena” e mirëmban pastër dhe kujdeset për pastërtinë, do të ishte e kot nëse qytetarët e pandërgjegjshëm nuk kujdesen që ky ambient i pastër të mirëmbahet edhe prej tyre.

Është shumë irituese që pikërisht në hapësirat shkollore të ndodhin këso veprime derisa fëmijët kalojnë aty pari tha një qytetar i vjetër në këtë pjesë të qytetit. “Vërtet nuk e kam të qartë pse këta njerëz bëjnë këtë gjest sa të shëmtuar aq edhe jo njerëzor” shprehet banori i kësaj lagjeje. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.