UBT

Pa i prangosur kokat e krimit, nuk luftohet korrupsioni

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit kanë thënë se edhe këtë vit, ashtu sikur edhe viteve të mëhershme, do të mbetet një ndër sfidat kryesore për organet e drejtësisë dhe ato të shtetit në përgjithësi luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, derisa, sipas tyre, vetëm me arrestimet e dhjetëra policëve për disa shuma të vogla ryshfetesh, Kosova kësisoj nuk do të përmbushë kriteret evropiane, pasi kërkohet luftë e vendosur kundër të ashtuquajturve ‘peshqve të mëdhenj’, ku hyjnë oligarkët e korruptuar të pushteteve si komunale, por edhe atij qendror, pastaj mafio- oligarkët korruptues të bizneseve të paligjshme dhe të inkriminuara thellë në korrupsion e krim të organizuar.

EDHE NJË VIT SFIDUES PËR SISTEMIN E DREJTËSISË

“Kosova nuk do t’i përmbushë kriteret evropiane, pasi kërkohet luftë e vendosur kundër ‘peshqve të mëdhenj’, ku hyjnë oligarkët e korruptuar të pushteteve si komunale, por edhe atij qendror, mafiooligarkët korruptues të bizneseve të paligjshme dhe të inkriminuara thellë në korrupsion e krim të organizuar “, është shprehur analisti Naim Kelmendi

Gjykatat dhe prokuroritë, zor se do të shkapen sivjet

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit kanë thënë se edhe këtë vit, ashtu sikur edhe viteve të mëhershme, do të mbetet një ndër sfidat kryesore për organet e drejtësisë dhe ato të shtetit në përgjithësi luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, derisa, sipas tyre, vetëm me arrestimet e dhjetëra policëve për disa shuma të vogla ryshfetesh, Kosova kësisoj nuk do të përmbushë kriteret evropiane, pasi kërkohet luftë e vendosur kundër të ashtuquajturve ‘peshqve të mëdhenj’, ku hyjnë oligarkët e korruptuar të pushteteve si komunale, por edhe atij qendror, pastaj mafio- oligarkët korruptues të bizneseve të paligjshme dhe të inkriminuara thellë në korrupsion e krim të organizuar. Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e sfidon sistemin e drejtësisë dukshëm për të qenë sa më efikas e sa më me integritet për ta fituar luftën kundër këtyre fenomeneve negative, që e kanë kapluar shoqërinë tonë që nga pas lufta e këndej. “Por, shpresojmë që këtë vit, në radhë të parë institucionet shtetërore të vendit, por edhe ato të drejtësisë e gjyqësisë, do të përkushtohen më energjikisht dhe më me këmbëngulësi në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit që tashmë i kanë vërshuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit, përfshirë edhe ato të drejtësisë”, theksoi ai.

ARKATANA

Pa vendosmëri nuk fitohet lufta kundër krimit

Sipas Kelmendit, pikërisht kjo luftë duhet të jete target i sistemit të drejtësisë për t’i plotësuar këto standarde të kërkuara, veç tjerash, edhe nga BE- ja. “Konsideroj se këtë luftë sistemi i drejtësisë do ta fitojë vetëm po qe se do të veprojë më ashpër, po ashtu me vendosmëri, dhe i pavarur krejtësisht nga ndikimet e politikës dhe atyre të mafio- oligarkëve, dhe pothuajse edhe nga të gjitha ndikimet e tjera negative që e kanë lënduar dukshëm sistemin e drejtë- sisë, duke e bërë për rrjedhojë shumë joefikas dhe jo të denjë në luftën kundër dukurive të lartcekura”, ka shtuar ai. Ndërsa, sa u përket arrestimeve të dhjetëra policëve, kohë më parë, për disa shuma të vogla ryshfetesh, por edhe arrestimeve të mëhershme kaq minore, Kelmendi mendon se ato më shumë po bëhen sa për shou mediatik, se kinse po luftohen dukuritë në fjalë, derisa me këtë, sipas tij, drejtësia nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë se po e lufton njëmend krimin e korrupsionin, ngase arrestimet e herëpashershme të kësaj natyre janë shumë të vogla në krahasim me të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’. “Kosova nuk do të përmbushë kriteret evropiane, pasi kërkohet luftë e vendosur kundër ‘peshqve të mëdhenj’, ku hyjnë oligarkët e korruptuar të pushteteve si komunale, por edhe atij qendror, mafio- oligarkët korruptues të bizneseve të paligjshme dhe të inkriminuara thellë në korrupsion e krim të organizuar “, është shprehur analisti Naim Kelmendi.

Gjyqësori duhet të bëhet efikas

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se sigurisht që ky vit i ri i punës së institucioneve tona të drejtësisë dhe përgjithësisht institucioneve ekzekutive do të duhej të ishte vit sfidues dhe vit i sukseseve dukshëm më të avancuara dhe më të arrira, siç tha, “në kuptimin e përmbushjes në radhë të parë të detyrave dhe përgjegjësive që kanë organet e drejtësisë dhe të gjyqësisë, veçanërisht në përmbushjen e obligimeve të tyre në aspektin e ligjshmërisë, pra sundimit të ligjit, luftës së korrupsionit dhe efikasitetit, veçanërisht në kryerjen e lëndëve, por edhe përgjithësisht në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, që është në fakt dhe ka mbetur të jetë edhe në këtë vit njëri prej kushteve më kryesore”.

Sipas tij, ku është kusht edhe më i rëndësishëm sesa Demarkacioni në relacion me Bashkimin Evropian për sa i përket realizimit të liberalizimit të vizave. Baraliu tutje ka shtuar se është detyrë mbi detyra që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, po ashtu njëkohësisht që të shtohet efikasiteti i gjyqësorit dhe drejtësisë në përgjithësi në këtë vit e, sipas tij, kjo do të duhej të ishte imperativ i të gjitha organeve të drejtësisë, por veçanërisht tani kur janë zgjedhur kryetarët e rinj të gjykatave themelore./kosova sot/