UBT

Pa efekt marrëveshjet mes dy qeverive, ulen eksportet Kosovë-Shqipëri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë realizuar 8 mbledhje të përbashkëta duke nisur që nga viti 2014. Në fokus ka qenë rritja e marrdhënieve tregtare dhe lehtësimi i procedurave për bizneset që operojnë në të dyja vendet por mesa duket kjo nuk ka dhënë ende efekte konkrete.

Nga të dhënat rezulton se janë nënshkruar rreth 100 marrëveshje, pjesa më e madhe e të cilave kanë nisur zbatimin por ka ende që kanë mbetur vetëm në letër. Një ndër nga marrëveshjet që ende nuk njohur zbatim është krijimi i bursës shqiptare të energjisë elektrike.

Por pavarëisht këtyre nismave të dhënat zyrtare për marrdhëniet tregtare nuk reflektojnë ndonjë përmirësim. Eksportet kanë pësuar rënie ndërsa importet qëndrojnë në pothuajse të njëjtat nivele. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet vlerësohen se janë 3.1 mld lekë nga 3.6 mld lekë që ishin një vit më parë.

Produktet kryesore që ne eksportojmë në Kosovë janë ushqimet dhe mineralet e lëndët djegës. Nëse vërejmë të dhënat e publikuara nga INSTAT për 10 mujorin sipas nëngrupeve, rënie të konsiserueshme ka pësuar nëngrupi i mineraleve dhe lëndëve djegëse nga 6.9 miliardë që ishte një vit më parë në 4.7 gjatë këtij viti. Edhe nëngrupi material ndërtimi ka pësuar një ulje të ndjeshme. Po ashtu edhe numri i bizneseve që operojnë në Shqipëri mbetet i vogël dhe zë vetëm 7% të totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.Viti 2017 shënoi dhe numrin më të lartë të bizneseve nga Kosova në Shqipëri, me 478 të tilla, ndërsa në 2021, numri i tyre u ul në 469.

EKSPORTET KOSOVË-SHQIPËRI

FIDANISHTJA

TETOR 2021 3.627 mld

TETOR 2022 3.126 mld

Eksportet sipas nëngrupeve

Minerale, lëndë djegëse energji 2021 6.9 mld

Minerale, lëndë djegëse energji 2022 4.7 mld

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.