Pa dhimbje të shpinës, brenda natës

Nëse edhe juve ju dhemb shpesh shpina, gjë që në ditët e sotme është e shpeshtë, provoni që ta aplikoni këtë ilaç natyral.
Ju nevojitet vetëm një përbërës e ai është xhenxhefili. E preni një rrënjë të freskët të xhenxhefilit, rreth 100 gramë, në kube të imët dhe u qitni ujë të valë. Kur të jetë ftohur deri në temperaturën e trupit, e nxirrni xhenxhefilin, e qitni në garzë dhe e vendosni në pjesën ku keni dhimbje.
E përforconi me fashë dhe e lini që të veprojë gjatë natës. Dhimbjet do të duhej që qysh të nesërmen të zhduken, por nëse nuk zhduken, përsëriteni procesin edhe ndonjë herë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.