GRANDEMALL

Pa buxhet, s’ka ushtri të mirëfilltë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Realizimi i vendimit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës që u mor të martën nga kryeministri Hashim Thaçi, do t’i marrë kohë Kosovës së paku një dekadë. Ekspertë të sigurisë nuk janë optimistë se Kosova mund ta përmbyllë procesin e formimit të plotë të ushtrisë para dhjetë viteve. Eksperti i sigurisë Naim Maloku, konsideron se shtetit të ri i nevojitet shumë buxhet dhe ekspertë për të menaxhuar me pajisje ushtarake.

Sa i takon asaj se pse nuk është quajtur ushtri por Forcë e Armatosur, ai mendon se nuk ka ndonjë dallim të madh, përveç modernizmit të terminologjisë. “Mendoj se nuk ka ndonjë dallim të madh mes Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura. Ushtria është pjesë e Forcave të Armatosura të një shteti. Varet prej terminologjisë se si e përdor një shtet.

Uji Dea

Por, mendoj se neve shqiptarëve të Kosovës na kish shkua për shtati më tepër terminologjia Ushtri, pasi e keni parasysh se prindërit tanë kanë shkuar ushtar, apo më parë ‘asqer’ dhe termi ushtri do të cilësohej më ngushtë i lidhur me ne”, ka thënë Maloku.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë për formimin e FAK-ut është pozitiv, megjithëse ambiciet kohore për ta bërë funksionale FAK-un janë joreale…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.