Pa antibiotikë: Zgjidhni infeksionet urinare me ndihmën e këtyre këshillave

Jashtëzakonisht shpesh te femrat, mirëpo edhe te personat e moshuar dhe bebet, infeksionet urinare duhet shëruar që në fillim, ndërkaq me ilaçe natyrale kurrë nuk mund të gaboni.

Sistemi i shëndetshëm urinar filtron gjakun, eliminon mbetjet metabolike dhe mban ekuilibrin ideal të elektroliteve në organizëm, transmeton Telegrafi.

Problemet me këtë sistem janë gurët në veshka, cistet, infeksionet e veshkave, inkontinenca, por edhe shumë probleme të tjera – më së shpeshti shfaqen infeksionet urinare.

Infeksionet më të zakonshme urinare shkaktohen nga agjentët patogjenë dhe pothuajse të gjitha kanë të njëjtat simptoma: djegie dhe shqetësime para, gjatë ose pas urinimit, ndjesinë e të urinuarit shpesh, rëndesë e legenit, urinë e turbullt me erë të keqe dhe/ose gjurmë gjaku.

Në uretër jetojnë baktere “mike” të florës bakteriale, por në rast ndryshimesh ose çekuilibrimi, bakteret mund të ngjiten përmes uretrës dhe të “pushtojnë” fshikëzën (që në gjendje normale është e lirë nga çdo formë patogjene).

Që këtu lindin shqetësimet e rrugëve urinare, të cilat në qoftë se nuk kontrollohen dhe vlerësohen me kujdes, mund të arrijnë deri në veshka, duke sjellë pasoja të rënda në të gjithë organizmin.

Nëse sinjalet janë të qarta, fatkeqësisht faktorët që e shkaktojnë janë më pak: higjiena intime e pamjaftueshme ose jo korrekte, ndryshimet hormonale (shtatzënia ose menopauza), marrëdhëniet seksuale, marrja e antibiotikëve, terapi farmakologjike ose metoda kontraceptive, anomali të lindura.

Ajo që dihet me siguri është se agjenti bakterial përgjegjës i cistitit dhe infeksioneve më të zakonshme të rrugëve urinare (në 80% të rasteve) është “Escherichia coli”, një bakter që normalisht është i pranishëm në zorrën e trashë dhe se për arsye të ndryshme, mund të shkaktojë infeksione.

Në fakt antibiotikët janë gjithnjë e më pak efikasë kundër këtij lloj problemi. Por mos u shqetësoni sepse në ndihmë ju vjen natyra, me ekstrakte bimore që nxisin eliminimin fiziologjik të baktereve nga fshikëza dhe rrugët urinare, duke krijuar një mjedis të papërshtatshëm për shumimin e tyre dhe duke larguar ndjesinë e djegies që është tejet shqetësuese.

Vajrat bimore më efikasë:

– Shafrani i Indisë përmirëson komponentin dhimbje dhe zvogëlon përhapjen e baktereve.

– Boronica e kuqe

– Bikarbonati i kaliumit ndihmon në rikrijimin e mjedisit fiziologjik të fshikëzës, duke sjellë në vlerat fiziologjike pH e urinës dhe duke krijuar kështu një terren të papërshtatshëm për shumimin e baktereve.

Disa këshilla për parandalimin

Pastrojeni organizmin duke pirë shumë lëngje, sidomos larg vakteve. Në këtë mënyrë ndihmoni edhe fshikëzën të pastrohet.

Mbani një higjienë korrekte intime duke u larë fillimisht para pastaj mbrapa. Në këtë mënyrë shmangni infektimin nga zona anale.

Në ndihmë ju vjen edhe dieta ushqimore: shmangni ushqimet pikante, erëzat, kafenë, verën e bardhë, sheqernat e rafinuar, ëmbëlsirat, të skuqurat, pijet me gaz, salçiçet, çokollatat dhe djathërat e stazhionuar.

Mund të kujdeseni për trupin duke bërë edhe shumë aktivitet fizik. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).