RCCOLA

Ozan: Turqia do ta ndihmojë Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan gjatë takimit që ka pasur me kreun e Gjilanit Qemajl Mustafa tha se ajo është e kënaqur me tretmanin që institucionet komunale i bëjnë komunitetit turk në Gjilan. Turqia do ta ndihmoj Gjilanin në fushën e ekonomisë dhe arsimit tha ajo.

Qemajl Mustafa dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan në një takim që patën këtë të enjte janë zotuar për një bashkëpunim në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe ekonomisë.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa tha se ambasadorja Ozan gjithmonë e ka përkrahur Gjilanin dhe jetën integruese në institucionet komunale të komunitetit turk.”Turqia dhe bizneset nga ky shtet e kanë vërshuar Kosovën dhe ne jemi të interesuar që Turqia të zbarkojë fuqishëm me investime në fushën e ekonomisë” tha Mustafa.

Mustafa tha se “Tika” turke ka investuar shumë në Gjilan, derisa tha se nga vet ambasadorja ka marrë mbështetje për një investim simbolik në një shkollë të Gjilanit qoftë me inventar apo pajisje tjera shkollore.

Eco Higjiena

Mustafa ndërkaq i premtoj ambasadores Ozan se komuna e Gjilanit ashtu siç është përkujdesur përherë për komunitetin turk në Gjilan, do të vazhdojë edhe më tutje ta përkrah atë dhe në veçanti organizata e shoqatat kulturore që veprojnë në Gjilan.”Për ne partneret strategjik më i madh mbetet Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian dhe nuk e kemi asnjë arsye që me këta partner të mos ecim tutje në të gjitha fushat” tha Mustafa.

Ndërkaq Songul Ozan është inkurajuar me prezantimin e Mustafës rreth gjendjes së komunitetit turk në Gjilan.”Unë jam e kënaqur me tretmanin që Gjilani u bënë komuniteteve dhe në veçanti atij turk. Ne kemi bashkëpunim të mirë me Gjilanin dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke investuar në fushën e ekonomisë dhe arsimit” tha Ozan.

Ozan tha se do të përkrah një investim simbolik nga shteti tuk për nevojat e një shkolle me inventar apo infrastrukturë tjetër shkollore.”Do ta ndihmojmë Gjilanin dhe pres që ndihma të vijnë edhe nga familjet shqiptare që ndodhen në Turqi e që ka shumë biznesmen të njohur” tha ajo.

Ambasadorja Ozan më vonë ka takuar edhe disa OJQ dhe shoqata kulturore turke ku ka bashkëbiseduar me ta për zhvillimin dhe avancimin e jetës kulturore në mes të dyja shteteve. /rajonipress/