ARKATANA

OVL – Dega në Bujanoc zgjedh për kryetar të ri Bejtulla Bejtullahun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e dalë nga ish ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Dega në Bujanoc, ka zgjedhur për kryetar të ri, Bejtulla Bejtullahun, nga Konçuli.dhe për kryetar të Kuvendit të shoqatës Samet Iseni.

Bejtulla Bejtullahu, nga Konçuli, selia e ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së dhe Marrëveshjes Paqësore, ishte njëri ndër luftëtarët më të rinj të kësaj ushtrie, që arriti ta sensibilizoj çështjen shqiptare të Luginës së Preshevës, në rangun ndërkombëtar.

Bejtulla Bejtullahu, ka mbaruar shkollimin fillor në vendlindje për të vazhduar atë të mesmin në Medresenë “Alauddin”, në Gjilan, gjithashtu, është i pajisur edhe me diplomë Masteri, në fushën e ekonomisë. Përveç punës që kryen në procesin arsimor të lëndës fetare në cilësinë e profesorit, Bejtullahu, është i angazhuar edhe në organizimin e jetës fetare, duke udhëhequr në cilësinë e kryetarit Këshillin e Bashkësisë Islame, në kudër të BIPBM-së, në Bujanoc. Gjithashtu, Bejtullahu, ka qenë edhe koordinator i lëndës fetare për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, si dhe është marrë me një varg aktivitetesh humanitare, kulturore dhe arsimore.

KKVITI

Portali informativ “Jetapress”, mëson se ardhja e Bejtulla Bejtullahut, në krye të OVL-së, dega në Bujanoc, do të ndikoj dukshëm në depolitizimin e kësaj organizate e cila e llogaritë veten si trashëguese e ish UÇPMB-së, duke u angazhuar në realizimin e të drejtave të ish ushtarëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, kategoria më e rrezikuar e shoqërisë sonë.

OVL-ja në krye me kryetarin e porsazgjedhur Bejtulla Bejtullahu, do të jetë një shtyllë e fortë e ngritjes dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për më shumë të drejta jo vetëm në Komunën e Bujanocit, por edhe më gjerë në nivel të Luginës së Preshevës, duke bashkëpunuar me subjektet politike dhe shoqërinë civile, njofton jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.